Mesazh ngushëllimi për tragjedinë e Gërdecit nga Kryeministri hungarez, Z. Ferenc Gyurcsány
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Kryeministri hungarez, Z. Ferenc Gyurcsány. Në mesazhin e tij Kryeministri hungarez, Z. Ferenc Gyurcsány shprehet:
“I dashur Kryeministër,
Hungaria mbeti thellësisht e tronditur pas lajmit të shpërthimit në Gërdec, shpërthim që shkaktoi humbjen e jetës dhe plagosjen e shumë qytetarëve. I nderuar Kryeministër, ju lutem t’i shprehni ngushëllimet dhe simpatinë time nga thellësia e zemrës familjarëve të viktimave si dhe pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Njëkohësisht më lejoni t’ju ofroj ndihmën e Hungarisë në pastrimin dhe rinormalizimin e zonës pas një tragjedie të përmasave kaq të mëdha,” - përfundon mesazhi i Kryeministrit hungarez, Z. Ferenc Gyurcsány.