E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Turku: Nano President, vetëm si zgjidhje e detyruar

Deputeti i PD, Ardian Turku

Intervista/ Flet deputeti i PD: Mund të ndodhte në rast të ekstremizimit deri në dëmtim të interesave kombëtare.

Turku: Ndryshimet në qeveri? Vetëm Kryeministri gjykon kthjellët.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Ardian Turku, shprehet se PD-ja duhet të nxjerrë patjetër kandidatin e saj për President. E kundërta sipas tij do të ishte jo normale.
Në një intervistë për gazetën Panorama, deputeti i qarkut të Elbasanit hedh poshtë edhe tezat se nëse maxhoranca do të marrë kreun e ri të shtetit, do të uzurpojë të gjitha pushtetet. Është e vërtetë që maxhoranca ka deklaruar se kreu i ri i shtetit do te jetë një nga figurat kryesore të saj. Sipas meje, e kundërta, pra që maxhoranca të mos nxjerrë kandidaturë të vetën, do të ishte jo normale. Në cilin vend demokratik nuk ushtrohet kjo e drejtë, madje detyrë? Jam kundër ideve apo praktikave si ti lihet opozitës etj. Besoj është e turpshme që për poste të tilla të gjykohet kështu, shprehet Turku. Në të njëjtën kohë, ai përjashton mundësinë që shumica të mbështesë kandidaturën e Fatos Nanos, por lë një derë të hapur për ish-kryeministrin socialist, duke e parë atë favorit vetëm si një zgjidhje të detyruar. Me gjithë respektin ndaj tij si politikan liberal (por jo i pakritikueshëm në disa drejtime), nuk mendoj se ka sens që maxhoranca të futet në proces pa kandidaturë të vetën. E për të respektuar postulatin që në politikë nuk thuhet kurrë jo, Nanon do ta shihja si një zgjidhje të detyruar, në rast se do të ekstremizohej qëndrimi i dy kampeve kryesore politike deri në pikën e dëmtimit të interesave kombëtare. I pyetur për emrat e lakuar deri tani nga lidershipi i PD-së, Jozefina Topalli, Fatos Beja dhe Ridvan Bode, ish-ministri i Kulturës shprehet se Mendoj se që të tria janë figura që plotësojnë staturën e Presidentit të ardhshëm, pa dashur të injoroj edhe dallimet apo spikatjet individuale. Ai nuk mendon se kabineti ka nevojë për ndryshime për të fituar një mandat të tretë, por thekson se për mentalitetin shqiptar, jo thjesht për qeverinë, do të dëshiroja që dorëheqja si institucion të kishte fituar më tepër qytetari.
Zoti Turku, pas rreth një muaji do të nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Maxhoranca ka deklaruar se kreu i ri i shtetit do të jetë një nga figurat e saj kryesore. Në vlerësimin tuaj, a duhet të tentojë PD-ja konsensusin për të siguruar 84 votat e nevojshme për tri raundet e para, duke qenë se edhe ndërkombëtarët e sugjerojnë këtë rrugë?
Është e vërtetë që maxhoranca ka deklaruar se kreu i ri i shtetit do të jetë një nga figurat kryesore të saj. Sipas meje, e kundërta, pra që maxhoranca të mos nxjerrë kandidaturë të vetën, do të ishte jo normale. Në cilin vend demokratik nuk ushtrohet kjo e drejtë, madje detyrë? Jam kundër ideve apo praktikave si ti lihet opozitës etj. Besoj është e turpshme që për poste të tilla të gjykohet kështu. Sigurisht, mendoj se do të ishte shumë mirë për ne, por edhe për vendin, që problemi të zgjidhej që në raundin e parë. Para se të mendojmë për votat e Presidentit, duhet të mendojmë se si duhet të jetë Presidenti i ardhshëm, mbështetur në Kushtetutën, por edhe në sprovat e demonstruara si garanci që ofrohen për të qenë në nivelin që e kërkon Kushtetuta. Besoj se edhe ndërkombëtarët këtë kërkojnë. Ndërkohë që konstatoj se opozita ka përshkallëzuar sulmin paragjykues. E konsideroj presion politik dhe në stilin e zakonshëm të saj, të demonizimit të maxhorancës në perceptimin qytetar. E tmerrshme kur jo vetëm opozita, por edhe disa analistë (tashmë të zhytur de jure apo de facto në politikë) ngrenë tezën e uzurpimit të së gjithë pushteteve nga e djathta. Sepse Presidenti do të emërojë kryeprokurorin etj. etj. Të ngremë dy pyetje të thjeshta: 1. A nuk është Presidenti aktual figurë kryesore e PD të cilin Rama e luftoi me të njëjtat teza që ngre edhe sot (ndërkohë që ky President, sipas mendimit tim, në disa raste ka vepruar në të kundërt të asaj që mendonte me të drejtë maxhoranca që e kishte zgjedhur dikur mes shume vuajtjesh)? 2. Nëse ia lemë këtë zgjedhje opozitës, qoftë edhe hipotetikisht dhe nëse kjo opozitë fiton zgjedhjet e vitit 2013, duke përdorur të njëjtin gjykim, a nuk do ti kishte ajo të gjitha në dorë? Prandaj dhe mendoj se ndodhemi përpara një procesi të rëndësishëm, për të cilin duhet të ecim me maturi dhe jo me retorikë amatoreske, nga e cila kemi boll çdo 24 orë.
Në të njëjtën kohë që Kryeministri Berisha ka deklaruar se një prej drejtuesve të PD-së do të jetë Presidenti i ri i vendit, emrat më të përfolur janë Topalli, Bode dhe Beja. Cilin prej këtyre kandidatëve të mundshëm shikoni më afër këtij posti?
Nuk besoj se duhet të lidhim deklaratën e Kryeministrit me emra konkretë. Në dijeninë time, këta emra më janë hedhur nga media duke provokuar politikanë të ndryshëm, siç edhe ju po bëni tani. Dhe unë duhet tju përgjigjem. Mendoj se që të tria janë figura që plotësojnë staturën e Presidentit të ardhshëm, pa dashur të injoroj edhe dallimet apo spikatjet individuale. Veç tyre, PD ka edhe figura të tjera, gjë që buron nga fakti se maxhoranca është komode në kapacitete. Kush është më afër? E qartë se procesi ende nuk ka filluar.
Gjithashtu për garën për President është vetofruar edhe ish- kryeministri Fatos Nano. A mund ta mbështesë maxhoranca kandidaturën e tij?
Me gjithë respektin ndaj tij si politikan liberal (por jo i pa kritikueshëm në disa drejtime), nuk mendoj se ka sens që maxhoranca të futet në proces pa kandidaturë të vetën. E për të respektuar postulatin që në politikë nuk thuhet kurrë jo, Nanon do ta shihja si një zgjidhje të detyruar, në rast se do të ekstremizohej qëndrimi i dy kampeve kryesore politike deri në pikën e dëmtimit të interesave kombëtare. Sepse në stilin e opozitës është sulmi ndaj çdo kundërshtari dhe lideri politik të së djathtës. Dhe në dy tri vitet e kaluara, opozita e ka demonstruar se nuk tutet shumë para kësaj, nëse e kthen në strategji politike. Megjithëse dëshiroj të mos e besoj se do ndodhë.
PD-ja së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera të këtij koalicioni po i drejtohen vitit të fundit të mandatit. Në gjykimin tuaj, a është ky kabineti që mund të mbledhë më shumë vota për të tentuar një mandat të tretë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani?
Në karrierën time kam qenë titullar në shumë institucione apo administrata. Askush më shumë se titullari nuk e di se si po funksionojnë pjesët e një makinerie të tërë. Nga jashtë asnjëherë nuk mund të jesh objektiv. Vetëm Kryeministri mund të gjykojë kthjellët për detyrat e vëna dhe ecurinë e kabinetit. Mund të them vetëm se në kushte shumë të disfavorshme të krizës që na rrethon dhe mjedisit politik të brendshëm aspak miqësor, performanca e qeverisë ka qenë absolutisht e admirueshme. Ndërkohë, jo domosdoshmërisht, ndryshimet në kabinet përmirësojnë rezultatet zgjedhore. Besoj fort që shqiptarët, përtej retorikës opozitare denigruese ndaj qeverisë apo dhe politikës së ditës me moton skuq e nxij, do vlerësojnë punën kolosale të kësaj maxhorance, në zhvillimin e vendit dhe për proceset integruese. Besimi në këtë punë të madhe dhe mençurinë popullore, më krijon bindjen që do të ndodhë një mandat i tretë, pa ndonjë ndryshim të dukshëm, aktual, formati të kabinetit. Por edhe opozita e këtyre viteve nuk ka ngjallur besim dhe as injekton qëndrueshmëri e garanci, as te faktori i jashtëm e as te shqiptarët për të cilët përgjërohet natë e ditë.
Kanë qenë të shumtë zërat brenda maxhorancës që kanë folur për rifreskim të kabinetit qeveritar. I mbështesni dhe ju këta zëra?
Besoj se

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›