Admir Moisiu, BSHS kërkon 75 mln lekë
Fatos Mahmutaj
Vdekja e djalit të ish-presidentit Alfred Moisiu, Byroja Shqiptare e Sigurimeve kërkon rikthimin e 75 milionë lekëve nga Prokuroria e Përgjithshme. Kërkesa e BSHS është paraqitur në gjykatën e kryeqytetit më datë 16 qershor të këtij viti dhe është regjistruar me numrin 2937. Kërkuesi është Byroja Shqiptare e Sigurimit në lidhje me Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa objekti i padisë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit është: “nxjerrja e urdhrit të ekzekutimit të vendimit çivil numër 4256 datë 12 maj 2008 të Gjykatës së Tiranës, i çili ka marrë formë të prerë, pasi Apeli e ka lënë në fuqi pak ditë më parë. Pra, kalimin e çështjes në përmbarim, për të rikthyer shumën e paguar 5 vite më parë. Shorti elektronik në këtë gjykatë e ka dërguar dosjen te gjykatësja Farie Burdo, e çila pritet që paraditen e sotme të shpallë vendimin për këtë çështje. Më datë 12 maj të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte kërkesën e BSHS-së për kthimin e shumës prej 7.505.215 lekësh të reja, e paguar nga ky instituçion për vdekjen e të ndjerit Admir Moisiu dhe dëmtimet e shëndetit të punonjësit të Prokurorisë së Përgjithshme Rrahman Jata. Sipas vendimit gjyqësor, me të çilin u vendos kthimi i kësaj shume në favor të BSHS-së rezulton se nga praktika i pagimit të dëmit, i dëmtuari Rrahman Jata dhe bashkëshortja e të ndjerit Admir Moisiu, i kanë drejtuar kërkesë për dëmshpërblim shoqërisë së Sigurimit “INSIG” sha. Ky instituçion konformë Urdhrit të Ministrit të Finançave ka hapur dhe ka trajtuar praktikën e dëmshpërblimit. Ndër të tjera Komisioni i Trajtimit të Dëmeve më 16 qershor 2004 ka vendosur të dëmshpërblejë trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Admir Moisiu për vlerën 6.285.689 lekë dhe 1.916.175 lekë për sigurimet shoqërore. Po kështu, ky komision ka përçaktuar dëmshpërblimin për dëm shëndetësor, paaftësi e përhershme në punë për të dëmtuarin Rrahman Jata në shumën 1.219.526 lekë. Pas kompletimit me gjithë dokumentaçionin e duhur, INSIG pasi e shqyrtoi dhe e çmoi atë si rast sigurimi, e ka dërguar praktikën atë për miratim dhe për pagesë pranë BSHS-së. Pasi ka shqyrtuar tërë proçedurën e ndjekur BSHS, ka miratuar të dy praktikat e pagimit të dëmit nga Fondi i Kompensimit dhe ka lëshuar Urdhër-Pagesë Dëmesh numër 110 datë 22 tetor 2004 për pagim dëmi në favor të trashëgimtareve ligjor të ndjerit Admir Moisiu dhe 4 ditë më vonë për pagim dëmi shëndetësor, paaftësi e përhershme në punë për Rrahman Jatën. Por më vonë ka rezultuar se mjeti mjeti motorik, me të çilin u shkaktua dëmi, nuk ishte i siguruar. Byroja Shqiptare e Sigurimit arriti në këtë konkluzion se pasi nga informaçioni zyrtar që ka marrë nga tërë shoqëritë e sigurimit që operojnë në Shqipëri ka dalë që autovetura tip “Mitsubishi” me targë 358-E-659 nuk ka qënë e siguruar tek asnjë nga shoqëritë e sigurimit. Ky fakt është pranuar nga vetë Prokuroria e Përgjithshme në shkresën “Kthim përgjigje” numër 2678/1 datë 15 shtator 2004. Më pas gjatë gjykimit ka rezultuar se ky mjet ishte sekuestruar nga Prokuroria e Shkodrës më 19 mars 2003. Kjo për shkak se mjeti ishte kapur në flagrançë duke kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri. Ndërkohë përmbarimi i kryeqytetit më 27 shkurt 2004 kishte vendosur të linte makinën për ruajtje dhe përdorim të Prokurorisë së Përgjithshme, ku e kishin marrë dorëzim dy shoferët Artan Shijaku dhe Hysen Hasa. Më tej ka rezultuar se mjeti ka dalë në qarkullim pa lidhur kontratë sigurimi. Në proçes Prokuroria e Përgjithshme dhe Avokatia e Shtetit kanë pohuar se tre viktimat nuk kanë disponuar urdhër për ditën e aksidentit që të udhëtonin në Gjirokastër. Sipas tyre urdhri merrej nga sekretari i përgjithshëm, por për të vërtetuar këtë të paditurit nuk dorëzuan në gjykatë asnjë autorizim të ndonjë rasti analog.
Viktimat e aksidentit
Admir Moisiu ka qënë me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme, Artan Shijaku ka qenë shofer i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Rrahman Jata ka qenë inspektor i kontrollit financiar. Ditën e aksidentit më 10 mars 2004, këta punonjës janë nisur me detyrë për të ushtruar kontroll financiar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Vdekja e djalit të ish-presidentit,makina doli nga rruga në Tepelenë
TIRANE – Vdekja e Admir Moisiut, djalit të ish-presidentit Alfred Moisiu, dhe shoferit të Prokurorisë së Përgjithshme Artan Shijaku ishte aksidentale, por mjeti me të çilin ata udhëtonin rezultonte i pasiguruar. Në vendimin gjyqësor për rikthimin e shumës së paguar Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, gjykata pohon se sipas vendimit të pushimit të hetimeve të Prokurorisë së Tepelenës datë 25 prill 2004 rezulton se me datë 10 mars 2004 rreth orës 10:15, në rrugën Tiranë – Gjirokastër ka qenë duke lëvizur me automjetin tip “Mitsubishi” me targa 358E659 shoferi i mjetit Artan Shijaku dhe pasagjerët Admir Moisiu dhe Rrahman Jata. Në vendin e quajtur Stabilimenti i Ujit të Ftohtë në momentin që automjeti është futur në kthesë ka rrëshqitur duke dalë jashtë kontrollit të drejtuesit. Makina si rezultat i rrëshqitjes me një lëvizje rrotulluese është vendosur perpendikular me aksin e rrugës duke dalë kështu nga rruga automobilistike dhe duke rrëshqitur përgjatë shpatit të pjerrët dhe duke rënë në lumin “Drino”. Nga ky aksident automobilistik kanë gjetur vdekjen shoferi i automjetit i ndjeri Artan Shijaku dhe pasagjeri Admir Moisiu, si dhe është plagosur rëndë pasagjeri tjetër Rraman Jata. Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor me numër 61, datë 10 mars 2004 ka rezultuar se në trupin e viktimës Admir Moisiu janë konstatuar dëmtime të jashtme etj, të çilat janë shkaktuar si rezultat i goditjes së trupit me pjesë të ndryshme të automjetit gjatë daljes nga rruga. Shkaku i vdekjes rezulton të jetë asfiksia mekanike e shkaktuar nga zënia e rrugëve të frymëmarrjes si rezultat i mbytjes në lumë. Po kështu sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor me numër 66, datë 15 mars 2004 ka rezultuar se në trupin e viktimës Artan Shijaku janë konstatuar plagë në sheshin e kokës dhe dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dëmtime të jashtme, etj, të çilat janë shkaktuar si rezultat i goditjes së trupit me pjesë të ndryshme të automjetit gjatë daljes nga rruga. Shkaku i vdekjes rezulton të jetë asfiksia mekanike e shkaktuar nga zënia e rrugëve të frymëmarrjes si rezultat i mbytjes në lumë. “Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë pala paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimit bazuar në dispozitat ligjore në fuqi ka trajtuar dhe ka paguar nga fondi i kompensimit, praktikën e dëmit shëndetësor për paaftësi, me përfitues Rrahman Jata me vlerë dëmi 1.219.526 lekë dhe praktikën e dëmit shëndetësor me pasojë vdekjen e të ndjerit Admir Moisiu me vlerë dëmi 8.201.864 lekë”, përfundon vendimi gjyqësor. f.m.