Qeveria e re, si pjekuri politike
Ilda Mara*
Kryeministri Berisha tregoi për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare se është largpamës dhe strateg, po ashtu si dhe lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta. Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe rezultatit tejet të ngushtë mes dy partive të mëdha, asaj Demokratike të Sali Berishës dhe Socialiste të Edi Ramës, Sali Berisha arrin marrëveshje me të majtët e LSI-së, të Ilir Metës, të bëjë qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Ilir Meta, koalicioni i të cilit ka fituar në këto zgjedhje katër mandate, iu përgjigj pozitivisht ftesës së kreut të PD-së për të hyrë në koalicionin qeverisës, pas përpjekjeve të tij për të federuar të majtën shqiptare, përpjekje që ranë në vesh të shurdhet dhe që e lanë të majtën shqiptare në udhëkryq. Situata e re politike, e para në Shqipëri, që jo vetëm do të ofrojë një tjetër konfigurim të klasës politike dhe forcave pozite-opozite në Shqipëri, por do të jetë së pari një faktor stabiliteti për Shqipërinë.
Marrëveshja Berisha-Meta, si ajo Rugova-Haradinaj
Kjo marrëveshje që pritet të kristalizohet në ditët në vazhdim, më sjell ndër mend koalicionin e parë që çuditi Kosovën në tetor të vitit 2005, kur presidenti Ibrahim Rugova ftoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të qeverisë së bashku me partinë e tij Lëvizja Demokratike e Kosovës. Argumenti i kësaj bashkëqeverisje ishte se ne do të punojmë së bashku për Pavarësinë e Kosovës, dhe 3 vjet më pas ëndrra e presidentit Rugova u bë realitet. Qasja e presidentit Rugova ishte jo vetëm që të qetësonte tensionet politike, por dhe për t’i treguar botës se në mes shqiptarësh jemi të aftë të punojmë për të mirën e kombit, cilitdo spektri politik t’u përkasim. Kjo politikë e bashkëjetesës politike e ideuar nga lideri paqësor i Kosovës i hapi rrugën dhe aleancave të tjera të gjera në Kosovë, siç është dhe koalicioni qeverisës aktual Thaçi – Sejdiu, strategjia dhe maturia politike e të cilëve i solli Pavarësinë Kosovës.
“Bashkëqeverisja” është një produkt i republikës së pestë franceze. Në vitin 1986, presidenti francez Mitterrand, lideri i Partisë Socialiste franceze, krijoi qeverisjen e parë me të djathtën e Zhak Shirakut. Franca njihet si vendi që ka pasur më shumë koalicione, pothuajse në gjysmën e periudhës 1986 – 2006. Politologët shpesh nënvizojnë se bashkëqeverisja e te majtëve dhe të djathtëve mund të krijojnë përçarje tek mazhoriteti, gjë që ndodh shpesh me sistemet presidenciale, por mund të jenë mjet për evitimin e krizave të mëdha. Teoria e bashkëqeverisjes nuk është tipar vetëm i Francës, por ka dhe shumë vende të tjera në të cilat struktura kushtetuese ua krijon mundësinë për një manovër të tillë politike. Sisteme bashkëqeverisëse kanë pasur Finlanda, Ukraina, për të ruajtur stabilitetin e brishtë; Sri Lanka për të dalë nga lufta civile, etj.
Për një qeveri të integrimit të Shqipërisë në BE
“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja me Ramën do jetë e pamundur, pasi prodhon vetëm krizë”, u shpreh lideri i LSI-se, Ilir Meta. Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht dhe kryetar i PD-së, u shpreh se qeveria PD-LSI do të jetë një qeveri e integrimit të vendit në BE. Aleanca për bashkëqeverisje e PD-së dhe LSI-së ka për qëllim siç e theksuan të dy liderët respektivë, stabilitetin politik në vend, zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe integrimin evropian. Sot në këto momente, kur Shqipëria aspiron të integrojë Bashkimin Evropian, duhet që klasa e saj politike të tregohet e matur dhe largpamëse. Kjo aleance e re e spektrit politik shqiptar, në fakt nuk e ka origjinën tek kryeministri Berisha, por votat erdhën nga populli, është pikërisht populli shqiptar që votoi më 28 qershor këta deputetë, ndaj ai duhet respektuar për verdiktin e tij. Kryeministri Berisha po e tregon veten si presidenti Ibrahim Rugova, apo si ish-presidenti francez François Mitterrand, të cilët në mandatet e tyre respektive patën maturinë të ndanin pushtetin me forca të tjera politike, për të ruajtur stabilitetin e procesit demokratik në Shqipëri. Bashkimi qeverisës për integrimin evropian po tregon me të vërtetë se Shqipëria ndan vlerat evropiane si vendet themeluese të BE-se dhe se ky konfigurim i gjerë i qeverisjes do ta çojë më shpejt në Bruksel Shqipërinë.
*Analiste pranë revistës prestigjioze franceze Politique Internationale