21 janari socialistet e Fierit Rama na la ne balte
Gjatë protestës së 21 janarit kreu i PS-së dhe deputetët e tij na lanë në baltë dhe u fshehën. Ky është qëndrimi i socialistëve të Fierit, të cilët iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të opozitës për protestë paqësore. Viktor Çervenaku, kryetar i Komunës së Frakuulit në Fier i thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Ndrea Prendit Agim llupos dhe Margarit Kumes deklaroi përpara trupit gjykues se në krye të protestës ishin të rinjtë kur në fakt duhej të ishte kryetari i PS-së Edi Rama dhe 60 deputetët socialistë në krye të protestës dhe duhej të qëlloheshin ata. Çervenaku në dëshminë e tij u shpreh se pikërisht braktisja e protestuesve nga kryesocialisti Rama i kishte bërë protestuesit nga Fieri, që të tërhiqeshin duke mos e ndjekur deri në fund protestën. Ndërsa kryetari Ii PS-së i komunës së Bushatit të Shkodrës Vehbi Shkjau tha se ai ishte plagosur me plumb manovër dhe se më pas ishte dërguar në spital. Gjatë seancës gjyqësore u pyet edhe gardisti Agron Malaj, i cili në fillim të hetimeve të 21 janarit ka qënë i dyshuar. Malaj sqaroi trupin gjykues se kishte vepruar në përputhje me ligjin pasi protestuesit ishin futur brenda oborrit të kryeministrisë rrreth 20 metra ndërkohë tha ai ne kemi qëlluar në ajër. Seancën e radhës do të pyeten gardistët dhe dëshmitarë të tjerë të thirrur nga prokuroria.