E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekje penale per ndotesit e mjedisit

Ministria e Mjedisit do të dergojë për ndjekje penale kryetarët e bashkive apo komunave që lejojnë baret, restorantet dhe hotelet që në mënyrë të paligjshme të derdhin ujërat e zeza në det.

Aksioni i inspektoreve të mjedisit do të nisë ditën e enjte nga vija bregdetare e Durrësit, e cilesuar nga specialistët e Shëndetit Publik edhe si me problematikja ku në rast shkeljesh ato do të vendosin gjoba nga 10 deri ne 20 milionë lekë dhe do të përgatisin dosjet për në prokurori, jo vetëm për subjektin, por dhe kreun e pushtetit vendor.

Ndërkohë që mbajtja në nivelet e lejuara të muzikës gjatë orëve të mbrëmjes është një tjetër çështje, e cila po monitorohet nga inspektoret e mjedisit, të cilët vetëm fundjavën e shkuar në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër kanë vendosur gjoba që në total kapin vlereën e 2.2 milionë lekëve, aksion ky që sipas drejtorit të kontrollit të mjedisit Alfred Deshati nuk do të ndalet.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje qytetarëve dhe subjekteve të jenë më të kujdeshëm Ministria e Mjedisit ka kërkuar bashkëpunimin e pushtetit vendor, ministrisë se Transporteve dhe Policisë së shtetit për të garantuar mbrojtjen e mjedisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›