Qendrat shendetesore ne gatishmeri
Për t’i paraprirë çdo situate që mund të shkaktohet nga temperaturat e larta të ditëve të fundit qendrat shëndetësore në Tiranë gjatë gjithë ditëve të nxehta do të punojnë me personel të përforcuar, do teëfurnizohen me medikamente për rastet urgjente më shumë se zakonisht dhe do mbajnë në gjendje gatishmërie dhomat e rehidratimit. Ky urdhër i Autoritetit Shëndetësor Rajonal vjen në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit veror, ku sipas të cilit, mjekët duhet të bashkëpunojnë me shërbimin e higjienës dhe të epidemiologjisë në rastin më të parë të dyshimit për shpërthim të mundshëm epidemie.
Ndërkohë që Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka urdhëruar gjithashtu inpsektorët sanitarë të intensifikojnë kontrollet në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit për të shmangur çdo rast helmimi që vjen si pasoje e mungesës së higjienes në këto ditë të nxehta.