Hetimi per pikturat ne Korce

Dy ditë pas daljes në dritë të skandalit me galerinë Guri Madhi në Korçë, policia ka në dorë listën e veprave të zhdukura të piktorit të madh Vangjush Mio. Sipas verifimimit të bërë nga një grup pune i vetë këtij institucioni, rezulton se nga 61 pikturat e artistit të njohur janë gjetur vetëm 34 prej tyre . Grupit hetimor i është dorëzuar lista me 27 punimet e zhdukura të Vangjush Mios, të cilat ishin zëvendësuar me të tjera piktura, në sallën e ekspozimit. Bëhet fjalë për punime të njohura të Vangjush Mios, si Natyrë e Qetë, Portret Gruaje, Vjeshtë në Bukuresht etj. Policia e Korçës ka bërë me dije se po vijon hetimet, ndërsa nuk ka ende një pistë të qartë apo dhe persona të dyshuar lidhur me këtë skandal.
Lista e 27 pikturave të zhdukura të Vangjush Mios
Natyra e qetë
Shtëpi në Boboshticë
Vjeshtë me 3 vajza
Shtëpia e Asdrenit
Hyrje në Voskopojë
Malet e Moravës
Shkëmbinjtë në Himarë
Venecia
Fshati Mborje
Kositësit në Fushë
Çadrat e Harixhijve
Portret Gruaje
Bujku duke lëruar
Mulliri i Mborjes
Duajt në fushë e male
Hyrje në Korçë nga Dishnica
Vjeshtë në Bukuresht
Maliqi dje
Autoportret
RRugë në Tiranë
Shtëpi në Tiranë
Rruga e fëminisë Korcë
Natyrë e qetë Fruta
Lista e 27 pikturave të zhdukura të Vangjush Mios
Natyra e qetë
Shtëpi në Boboshticë
Vjeshtë me 3 vajza
Shtëpia e Asdrenit
Hyrje në Voskopojë
Malet e Moravës
Shkëmbinjtë në Himarë
Venecia
Fshati Mborje
Kositësit në Fushë
Çadrat e Harixhijve
Portret Gruaje
Bujku duke lëruar
Mulliri i Mborjes
Duajt në fushë e male
Hyrje në Korçë nga Dishnica
Vjeshtë në Bukuresht
Maliqi dje
Autoportret
RRugë në Tiranë
Shtëpi në Tiranë
Rruga e fëminisë Korcë
Natyrë e qetë Fruta