E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli: T’i mbyllim me nder këto eliminatore

Kundër “gjelave” të Loren Blankut mungoi ai, tani i ka ardhur radha Kristi Vangjelit. Megjithatë, për Admir Telin kjo gjë nuk duhet parë si tragjedi. “E kam shprehur dhe më parë në ekip kombëtar nuk është se po të mungojë një lojtar nuk ka kush ta zëvendësojë, gjithnjë në ekipet kombëtare nuk ka shumë diferenca ndërmjet lojtarëve. Çdo një që luan përderisa është thirrur, ka vlera ka cilësi dhe mendoj se problemi i vetëm mund të jetë vendosja e lojtarëve mund të jetë ndonjë problem sepse, po mungoi Teli, është një emër tjetër që do ta zëvendësojë, këtu jemi 25 lojtarë, të denjë për këtë fanellë dhe përderisa jemi thirrur këtu, jemi thirrur që të luajmë. Normalisht, vetëm 11 do luajnë në fushë, por këtë ndeshje me Francën nuk duhet ta shohim me syrin negativ përse humbëm 3:0, sepse ne nuk shkuam për të fituar atje për të kapur një rezultat, për të kapur një objektiv. Ne ishim jashtë objektivave. Duhet ta shohim me syrin pozitiv, shumë emra të rinj për këtë eliminatore, siç ishte Roshi dhe Hyka, bënë një paraqitje të mirë të gjithë të rinjtë që u futën në fushë dhe trajneri e ka shprehur me parë, po mendohet për eliminatoret e vitit tjetër se jemi jashtë objektivave. Normalisht, kur hyjnë në fushë të gjithë hyjnë për të fituar. Për këtë ndeshje, objektivat e trajnerit janë të kapin sa më shumë elementë të mirë dhe emra të afirmuar për vitin tjetër”, - deklaron Admir Teli, që më pas shton se u mërzit nga humbja me Francën, porse synon një mbyllje me nder të kësaj fushate eliminatore. “Nuk më erdhi mirë që s’isha në fushë, humba ndeshjen, meqenëse kjo ishte ndeshja e parafundit e eliminatoreve dhe këto ndeshje mbahen mend gjatë. Shpresojmë që të bëjmë një figurë të mirë para Rumanisë, siç e do dhe publiku, dhe të marrim dhe një rezultat pozitiv, që ta mbyllim sa më mirë këtë kompeticion. E thashë dhe në fillim, është ndeshja e fundit dhe nëse marrim një rezultat të mirë, publiku do e mbajë mend gjatë dhe do t’i harrojë ato të tjerat. Shpresojmë që t’ia arrijmë kësaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›