Ibra i mërzitur, Reali gati ta joshë
Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ditën e djeshme. Lojtari suedez luajti në sezonin 2008-09 me trajnerin e tanishëm të Realit, Zhoze Murinjo tek Interi, para se të provonte fatin e tij në Spanjë te Barcelona. Murinjo gjithmonë e ka konsideruar Ibrahimoviçin si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë dhe spekulohet se synon të ribashkohet me të në “Santiago Bernabeu”.