E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli bën hesapet: Titullar nëse spostohet Curri

“Në kombëtaren tonë ekzistojnë alternativat dhe kjo është diçka e mirë. Tashmë i mbetet trajnerit që të vendosë piketat dhe të zgjedhë lojtarët që do të zbresin në fushë dhe pozicionet,” nis pronocimin e tij Admir Teli, që aktivizohet me Karabakun në Azerbajxhan. “Difekt do të ishte po të mios kishte alternativa. Curri në mesfushë? Mund të them se kushdo që të luajë, do të japë maksimumin që të marrim rezultat pozitiv. Me ekipet e nivele të larta gjithmonë kemi bërë paraqitje dinjitoze. Shpresoj që me Francën mos të kufizohemi vetëm te paraqitja dinjitoze, por të marrim rezultat pozitiv, të cilin e presin të gjithë”. Për qendërmbrojtësin, skuadra franceze është më e frikshmja nga të gjitha skuadrat e tjera që kanë zbritur në “Qemal Stafa”: “Është më e frikshmja sepse ata janë të frikshëm si skuadër dhe jo si emra të veçantë.” Ndërsa bën dhe zgjedhjen e tij mes një pike me Francën dhe një fitoreje me Luksemburgun, Teli zgjedh t’i marrë sfidat me rradhë. “Natyrisht që nëse më pyesni tani, kur mungojnë vetëm 3 ditë nga ndeshja, ne jemi të gjithë të përqendruar vetëm te sfida me Francën. Jemi të fokusuar aty dhe shpresojmë të marrim atë rezultat që presim dhe vetëm më pas të shohim ndeshjen e radhës.”

Në fund, Admir Teli bën edhe një panoramë të situatës në klub, ku deklaron se ka zhvilluar sfida të nivelit të mirë. “Kam bërë paraqitje të mira dhe jam aktivizuar në tre ndeshjet e kampionatit. Faza përgatitore për mua ka nisur shumë herët, që prej qershorit, ku kemi marrë pjesë në Europa League dhe them që jam në formë optimale. Eliminimi nga Europa League? Kishim si kundërshtar një ekip shumë të fortë si Bryzh, një skuadër me shumë kualitet, ne tentuam. Megjithatë, do të shpresojmë të kualifikohemi vitin tjetër,” përfundon Teli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›