Kotorri shkëmben grushta me një pjesëtar nga stafi i Peqinit
Peqin (Start)- Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, Shkumbini-Dinamo, nuk ka kaluar pa incidente në fushën e Peqinit. Pas përfundimit të takimit mësohet se portieri i Dinamos, Elvis Kotorri, ka shkëmbyer grushta me një pjesëtar të stafit peqinas. Shkuk i kësaj zënke mësohet të kenë qenë sharjet në srejtim të portierit dinamovit.
Nga ana e tyre peqinasit shprehen se ka qenë vetë Kotorri ai që i ishtë drejtuar me sharje një grupi tifozësh, të ndodhur në një nga tribunat e stadiumit.
Ndeshja ka qenë e tensionuar, ku vendasit kanë kontestuar gjatë gjyqtarin Florens Jemini. Në minutat shtesë të takimit skuadra e Shkumbinit pretendoi për një 11-metërsh, i cili nuk u akordua nga Jemini.
Protestat e vendasve vazhduan gjatë, ku pas tyre mësohet të ketë ndodhur edhe incidenti me Kotorrin. Elbasanasi luan edicionin e tij të dytë me skuadrën e Dinamos, ku në të parin u shpall kampion i vendit.