Kontroll komisariateve, ndëshkohen 2 policë
TIRANE - Grupet e kontrollit të Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit, rinisin grafikun e gatishmërisë për të verifikuar dhe kontrolluar shërbimet e uniformave blu në të gjithë kryeqytetin.
Kontrolli i kryer nga fillimi i javës së kaluar, ka kapur dy efektivë të policisë, të cilët nuk ishin në gatishmëri. Të dy efektivët kanë marrë vërejtje nga eprorët e tyre, pasi sipas burimeve ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të shërbimit nga grupet e kontrollit. Burimet e policisë nuk kanë bërë të ditur identitetet e policëve të ndëshkuar, por mësohet se më parë ata kanë pasur vlerësim të mirë pune nga shefat e tyre. Grupet e kontrollit, nga oficerë të zyrave rajonale të Drejtorisë së Policisë të Tiranës, prej gati dy vitesh ushtrojnë kontrolle të ndryshme përsa i përket gatishmërisë së shërbimeve të policisë në të gjithë territorin e kryeqytetit. Javën e kaluar, këto shërbime janë riaktivizuar nga policia e kryeqytetit, me qëllim verifikimin e gatishmërisë, së të gjitha kategorive të shërbimeve të uniformave blu. Kështu, gjatë javës së kaluar, grupet përkatëse të Drejtorisë së Policisë kanë kontrolluar më tepër se 70 pika të ndryshme shërbimesh të 7 komisariateve të Tiranës. Oficerët e zyrave rajonale të drejtorisë, në kuadër të një plani të posaçëm masash, janë ndarë në tre grupe të ndryshme për të verifikuar gatishmërinë e shërbimeve të patrullave të përgjithshme të Policisë së Rendit, si ato me mjete, ashtu dhe ato këmbësore. Grupet e kontrollit, kanë vijuar më pas edhe me kontrollet në disa pika të ndryshme, ku shërbejnë efektivë të policisë së seksionit të objekteve për çdo komisariat. Veç tyre, grupet e kontrollit, kanë verifikuar edhe gatishmërinë e grupeve të gatshme të komisariateve, si me vendndodhjen ashtu edhe dijeninë e tyre mbi situatën. Po kështu verifikimet e grupeve përkatëse nuk kanë lënë pa kontrolluar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, për kontrollet e tyre kryesisht gjatë orëve kur njerëz të ndryshëm lënë pub-et dhe lokalet e natës për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Kontrollet e grupeve janë vlerësuar pozitive ndërsa, ato pritet të vazhdojnë sërish gjatë kësaj jave.