Adoleshentët sulmojnë me gurë trenin
04/02/2005 Arrestohen disa minuta më pas
LAÇ - Qëllojnë me gurë dhe sende të forta trenin e linjës Shkodër –Durrës, duke thyer xhamat e lokomotivës, por vetëm pak minuta më pas janë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së mërkurë. Ndërsa treni i linjës Shkodër-Durrës, kishte lënë stacionin e Milotit, në fshatin Shullaz, të rrethit Kurbin, dy adoleshentë Indrit Kurti, 15 vjeç dhe Klodian Aliu, 16 vjeç, kanë qëlluar mbi lokomotivën me sende të forta, duke i thyer xhamat, ndërsa kanë trembur udhëtarët e tij, por fatmirësisht pa lënduar ndonjë. Pas njoftimit, policia, e cila u vu në ndjekje, arrestoi pak minuta më pas dy adoleshentët.
Nuk është hera e parë që treni i linjës Shkodër-Durrës, apo Shkodër–Tiranë, sulmohet me gurë, duke detyruar policinë të marrë në ruajtje aksin hekurudhor.