E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano prezanton kreun e ri të SHISH

04/02/2005  Kryeministri Fatos Nano ka prezantuar dje drejtorin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri. Gjatë fjalës së tij, kreu i Ekzekutivit ka vënë theksin në bashkëpunim më të frytshëm mes strukturave të policisë, drejtësisë me institucionin e SHISH. Emri i drejtorit të SHISH, sipas Nanos, gëzon dhe mbështetjen e Presidentit Alfred Moisiu. Sipas tij, "kjo është një provë për fazën e re në të cilën po hyjnë institucionet tona demokratike, duke formuar dhe përgatitur nga brenda drejtuesit e ekipeve dhe, kam ndarë të njëjtin mendim dhe me Presidentin dhe kjo përbën për ne një garanci më shumë, se ju do të ruani eksperiencën pozitive dhe frymën e ekipit në frontin e luftës së drejtësisë së organizuar kundër krimit të organizuar, si dhe për shërbimet aleate, me të cilët ju dhe ne ndajmë dhe përballojmë sfidat lokale dhe globale të integrimit", tha Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›