Grekët kërkojnë nënshtetësi shqiptare për Janullatosin
04/02/2005 Zyrtarë të lartë grekë, i kanë kërkuar autoriteteve amerikane të ndërhyjnë për t'i dhënë shtetësinë shqiptare priftit grek Janullatos. Agjencia greko-amerikane e lajmeve MPA-News, bëri të ditur këto ditë se një delegacion i lart i qeverisë greke po viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, sipas kësaj agjencie, bëhet e ditur se një nga anëtarët e këtij delegacioni Andrew A.Athens gjatë disa takimeve të nivelit të lartë në Capitol Hill, me kongresmenë dhe senatorë, si dhe me zyrtarët amerikanë në Departamentin e Shtetit, ka kërkuar të marrë mbështetjen e shtetit amerikan lidhur me aplikimin e Archbishop Anastasios në Tiranë, Shqipëri, për shtetësinë shqiptare të priftit grek, Janullatos. "Sepse deri tani Shqipëria, nuk ka një ligj të qartë të njohë shtetësinë e Janullatosit, ai ka kohë të gjatë që ka aplikuar dhe nuk ka arritur të marr shtetësinë shqiptare", ka deklaruar për agjencinë e lajmeve greke në Amerikë MPA-News Andrew A. Athens, pasi asistoi në ceremoninë festive të betimit të Presidentit amerikan, George Bush në kyeqytetin amerikan Uashington, ka vazhduar me një seri takimesh zyrtare me kontrapartin e tij amerikan, për të diskutuar pozicionin grek me Turqinë e Qipron, çështjen e Vorio-Epirit si dhe një program që SEA ka në plan për sistemin shëndetësor në jug të Shqipërisë, ngritjen e një spitali ushtarak në zonën e Gjirokastrës.