Vetëhelmohet dhe vdes në spital 17-vjeçarja
04/02/2005 Enigmë, shkaku i aktit të vetëvrasjes
GRAMSH - Vetëhelmohet me bar miu adoleshentja. Burime të policisë lokale të Gramshit, bënë të ditur se 17-vjeçarja Genta Feimi, ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë në spital, në grahmat e fundit të jetës dhe më pas ka gjetur vdekjen, pasi kishte përdorur fostoksinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajza, banuese në fshatin Paktos, të komunës Kushovë, ka gjetur vdekjen në spitalin e Gramshit, rreth orës 23.30 të mbrëmjes së mërkurë, disa minuta pasi ajo kishte mëbrritur për ndihmë mjekësore. Genta Feimi ishte nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme të Gramshit dhe nuk dihet ende se kush ka qenë shkaku që e ka detyruar të vetëhelmohet. Ajo në momentet e fundit nuk ka lënë asnjë letër që të shpjegonte vendimin ekstrem që kishte marrë për jetën e saj.
Policia ka marrë në pyetje disa prej të afërmve që e kishin shoqëruar për të gjetur edhe shkakun e vetëvrasjes së 17- vjeçares, por nga deklarimet e tyre nuk është bërë e mundur që të zbardhet motivi i vetëvrasjes së adoleshentes.
Vajza, sipas burimeve spitalore, kishte gëlltitur disa kokrra bar miu dhe efekti ka qenë shumë i shpejtë. Edhe ndërhyrja e mjekëve mbeti në tentativë, pasi vajza ndërroi jetë vetëm disa minuta pas mbërritjes në spital.
Rastet e vetëhelmimeve vetëm për Gramshin kanë qenë 3 gjatë janarit të këtij viti. Dy nga këto raste kanë mbetur në tentativë, ndërsa 17-vjeçarja Feimi, megjithëse është e regjistruar si i treti rast që përdor fostoksinë, është dhe rasti i parë që humbet jetën.
Në zonën e Elbasanit janë të shumta rastet kur vajza, apo gra përdorin barin e miut, apo kimikate të tjera bujqësore për t’i dhënë fund jetës.