Gjendet e braktisur foshnja
04/02/2005 Policia në kërkim të nënës
GRAMSH - Një vajzë e sapolindur është gjetur nga disa barinj në një fshat të thellë të Gramshit e fshehur në një gëmushë, ndërsa kishte disa orë që qëndronte në të ftohtë. Mësohet se foshnja e braktisur ka mbërritur në komisaritin e policisë së Gramshit nga fshati Kabash, disa kilometra larg qytetit. Më pas uniformat blu të policisë e kanë çuar në maternitetin e qytetit, ku foshnja i është nënshtuar disa mjekimeve dhe trajtimit mjekësor pas të ftohtit që kishte kaluar.
Dyshimet e braktisjes kanë mbërritur te një nënë e re, e cila ka lindur dy ditë më parë në spitalin e Grmashit. Në lidhje me këtë version, policia ka marrë disa kampione gjaku, duke tentuar konfrontimin e tyre për të vërtetuar lidhjen midis foshnjes dhe personit që dyshohet të jetë nëna e saj. Kampionet janë përcjellë në laboratorin qendror për të vërtetuar me anë të analizave nëse fëmija është braktisur nga gruaja, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur nga policia për shkak të hetimeve.