E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Faturistët u shkarkuan për lidhje e përfitime të paligjshme”

04/02/2005  Flet Adelina Shati,drejtore e filialit elektrik Fier

FIER - Treguesi i humbjeve në rrjetin e energjisë elektrike, në zonën e Fierit shkon deri në 50 për qind. Kjo, sipas krerëve të Korporatës Energjetike Shqiptare dhe Degës së Shpërndarjes së Energjisë, është pasqyrë e qartë e abuzimeve, manipulimeve, shpërdorimeve në detyrë dhe mungesë transparence e punonjësve të saj për energjinë elektrike. Elektricistët dhe faturistët në qytetin e Fierit kanë lejuar shpërdorimin e energjisë dhe nuk kanë pasqyruar konsumin real të saj te konsumatori. Ndaj dhe ekzekutimi i vendimit për pushimin nga puna të 20 faturistëve dhe elektricistëve, pak ditë më parë ka pasur këtë motiv kryesor.

Dje drejtoresha e degës së shpërndarjes së energjisë, Adelina Shati, ka treguar me detaje të gjitha “vrimat e zeza” të problemeve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë dhe të abuzimeve që janë bërë gjatë kësaj kohe. Për sa i përket furnizimit me energji të popullatës, Shati shprehet se duke patur parasysh treguesit e Fierit, KESH kuotën për këtë qytet e ka në planifikim normal. "Por duhet të jemi transparentë, nuk ka faj ajo pjesë e popullsisë që paguan aq sa konsumon, që nuk manipulon, që është e rregullt të mos ketë energji 24 orë. Synimet tona ka shkojnë drejt idesë që t’i jepet energji konsumatorit të rregullt”, shprehet drejtuesja e DSHE, Fier, Adelina Shati.

Ndërkohë, investimi më i rëndësishëm i vitit 2005 në rrjetin shpërndarës të Fierit, i cili kap një shifër të konsiderueshme prej 9.3 milionë euro, sipas Shatit është një arritje shumë e madhe. Ai do të bëjë që energjia, e cila shkon te konsumatori të jetë në parametrat optimal, rrjeti ekzistues nga 6-10 kilovolt të shkojë në 20 kilovolt.

Zonja Shati pse vendosët pushimin nga puna të 20 elektricistëve dhe faturisteve?

Ata kishin abuzuar me punën e tyre, duke na sjellë humbje të mëdha në rrjetin e shpërndarjes. Elektricistët bënin lidhje "kontrabandë" në dëm të shtetit në favor të individëve të veçantë, ku natyrisht para një shpërblimi të majmë mujor që e

fusnin në xhepat e tyre.

Si i provuat korrupsionin e tyre?

Kishim informacione, por edhe ankesa të drejtpërdrejta nga qytetarë të dëmtuar, të cilëve iu vidhej energjia ose u shtohet sasia e energjisë, pa e konsumuar atë.

Sa shkon kjo humbje?

Humbjet janë ende në llogari e sipër, pasi pushimi i tyre ka ardhur tashmë në janar, por bëhet fjalë për shuma marramëndëse. Dhe humbjet në rrjet janë 50-70 për qind.

Të gjithë të pushuarit u përkasin divizionit të Fierit?

Jo vetëm 9 prej tyre, 11 të tjerë janë faturistë dhe

elektricistë të Divizionit të Vlorës. Edhe këta për të

njëjtët arsye.

Fieri ka kuotën maksimale apo minimale?

Jo Fieri ka një kuotë normale dhe në të vërtetë nuk ka plotësisht 24 orë energji elektrike.

Përse kjo mungesë e furnizimit me energji elektrike?

Sepse nuk mund të sigurojmë dot 24 orë rresht energji elektrike, pasi ka shumë familjarë dhe kompani të cilat nuk paguajnë energjinë elektrike. Më vjen keq që mes tyre ka edhe familjarë që e paguajnë energjinë elektrike, por, sidoqoftë, arka e shtetit nuk duhet dëmtuar.

Masat ndëshkuese

Largohen nga puna 20 faturistë

Shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve të ushtruara nga KESH dhe nga DSHE Fier si dhe treguesit e lartë të humbjeve të energjisë elektrike në Divizionin Shpërndarës Fier kanë cuar drejt largimit nga puna të 20 punonjësve, elekristictë dhe faturisë, të këtij Divizioni, 9 prej të cilëve i përkasin zonës së Fierit. Drejtoresha e Divizionit Shpërndarës të Energjisë Fier Adelina Shati pohon për gazetën se ky numër i përketë më shumë muajit janar të këtij viti, pasi që nga koha kur ajo është vënë në krye të DSHE Fier, punonjësit e pushuar, "kapin shifra

marramendëse" si shprehet vetë ajo, në gati 90 nga të cilët 70 punonjës i përkasin vitit 2004. Cdo konstatim në terren të këtyre shkeljeve është "konvertuar" në masa të rrepta nga Drejtoria kundrejtë punonjësve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›