Itali, pranga 23 personave për drogë
Policia italiane sekuestron rreth 42 kg drogë, duke shkatërruar një grup kriminal, ku ishin përfshirë edhe shumë shqiptarë. Antidroga e Peskarës ekzekutoi dje 23 masa arresti me burg në ngarkim të një bande të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 19 mjete. Mes tyre makina dhe moto të cilindrave të mëdhenj dhe një mjet lundrues me vela 13 metra me vlerën e 1 milion eurove. Po ashtu janë sekuestruar 42 kg drogë, mes të cilës heroinë dhe kokainë. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një organizate me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.