Adoleshenti përplas për vdekje me makinë 13-vjeçarin
Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është shënuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në Komunën Sukë të rrethit të Përmetit. Një automjet tip Tojota veture që drejtohej nga 17-vjeçari Blerim Meraj ka aksidentuar 13-vjeçarin me inicialet B. K., i cili po udhëtonte me biçikletë. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi Meraj ka braktisur mjetin duke u larguar nga vend i ngjarjes. Sipas policisë, rezultoi se 17 vjeçari i pa pajisur me leje drejtimi kishte marrë pa leje makinën e të atit duke shkaktuar dhe këtë aksident të rëndë. Shkaku mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit Meraj ndërsa pak orë pas ngjarjes, 17-vjeçari është kapur i fshehur në banesën e tij dhe është shoqëruar menjëherë në komisariat.
17 Shtator 2009