E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfitonte pension të paligjshëm, ndiqet penalisht



Tiranë – Përfitonte pension suplementar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye do të ndiqet penalisht nga organi i akuzës. Sipas të dhënave policore, fjala është për 45-vjeçarin me inicialet K. S., lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i cili do të ndiqet për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal. Ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurime Shoqërore e Tiranës, ku ai se shtetasi ka përfituar pension suplementar në mënyrë të paligjshme.
Hetimet
Hetimet për këtë çështje mjaft të bujshme nisën në mars të vitit të kaluar, pas kërkesës së policisë për procedimin e dhjetëra personave që dyshohet se përmes dokumenteve false, kanë përfituar pension të parakohshëm qysh në vitin 2000. Nën hetim gjithashtu janë edhe ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Rreth 6 kategori mendohet se kanë abuzuar me pensionet. Inspektimet prej disa kohësh nëpër dosjet e përfituesve kanë dhënë dhe rezultatet e para, që i përkasin kryeqytetit. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, bëri publike gati një vit më parë dosjet me të cilat mendohet se kanë abuzuar qytetarë të ndryshëm, duke kryer një sërë shkeljesh.
Vitet e punës
Për gati dy vjet, një nga prioritetet e ISSH-së ka qenë pastrimi i skemës nga përfitimet e padrejta. Gjatë verifikimeve janë konstatuar shkelje në dosjet e pensioneve në korrigjime të periudhave në regjistrat themeltarë (data, muaji, viti). Shumë qytetarë, për të përfituar pension, kanë dubluar periudhat e punës. Një kategori tjetër që mendohet se kanë abuzuar me përfitimin e pensioneve janë edhe ata persona që u është konstatuar mospërputhje të vërtetimit të ditëve të punës në kooperativat bujqësore të dorëzuara në dosje me regjistrat ekzistues, të dorëzuar më pas në arshivën e DRSSH-së Tiranë dhe së fundi është vënë re një mosekzistencë e emrit të përfituesit në indekset e ndërmarrjeve apo minierave.

Gjashtë tërmete lëkundin brenda pak orëve vendin

Toka lëkundet sërish në Gjoricë të Dibrës dhe në Kavajë. Tre tërmete të vegjël janë regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoricë të Dibrës duke tronditur sërish banorët të cilët prej 10 ditësh pas tërmetit të fortë të datës 6 shtator kalojnë natën jashtë. Ndërkohë tre tërmete të tjerë janë regjistruar po gjatë ditës së djeshme edhe në Kavajë. Goditjet e tërmeteve të tilla kanë qenë të lehta edhe pse kanë shkaktuar panik tek banorët. Sipas institutit sizmologjik në Tiranë, tërmetet e Gjoricës u regjistruan në orën 5.40 min të mëngjesit, në 6.16 minuta si dhe i fundit në orën 10.05 minuta. Tërmetet kanë qenë me magnitudë 3 të shkallës Rihter duke mos përbërë rrezik për zonën. Ndërsa në Kavajë, tërmetet kanë ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme, në 01:42 dhe rreth orës 06:00 të mëngjesit. Edhe këto tërmete kanë qenë me magnitudë 3 të shkallës Rihter. Sipas Sizmiologut, Rrapo Ormeni, tërmete të tillë me shkallë të ulët pritet të ndodhin edhe në ditët në vijim pasi shoqërojnë lëkundjen e fortë të datës 6 shtator me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, tërmet i cili u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme duke shkatërruar dhjetëra banesa e duke bërë të pabanueshme shumë të tjera në zonën e Dibrës së Madhe.

17 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›