Shkodër, kapet i kërkuari Sami Kuka, kërkohej për kanosje
Forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 41-vjeçarit Sami Kuka, lindur dhe banues në qytetin verior, në vendin e quajtur përballë lokalit “Çoçja”. Sipas të dhënave policore për, ndalimi i tij u bë pasi ky person ka qenë i shpallur në kërkim në bazë të një vendimi të gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë “Arrest me burg” mbi veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Kanosje”. Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet policore, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e të lartpërmendurit.
17 Shtator 2009