E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti plagos me thikë shokun

 

TIRANE - Sherri për një xhiro me biçikletë ka shkaktuar një të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën "Niko Avrami" në Tiranë. Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kryen arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit me iniciale A.Ç., pasi dyshohet të ketë plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij. Sipas policisë i arrestuari në bashkëpunim me 20-vjeçarin Renis Kasapi, i cili është shpallur në kërkim, pas një debati me 17-vjeçarin D.C., të cilit i kanë kërkuar biçikletën, e kanë plagosur me thikë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›