Viroza, 100 fëmijë në spital në tre ditë
BERAT- Temperaturat e larta shtojnë fluksin e fëmijëve në spitalin e Beratit. Vetëm në tre ditët e fundit, janë shtruar 100 fëmijë të prekur nga viroza. Situata e rënduar ka tejmbushur jashtë kapacitetit të tij normal repartin e pediatrisë, duke detyruar mjekët që të shtrojnë edhe nga 2 fëmijë në një krevat. Shefi i Repartit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku, pohoi se virozat e përhapura ditët e fundit po vijnë duke u zhvilluar. Sipas tij, virozat kanë ardhur si rezultat i temperaturave të larta, duke prekur më tepër ata persona që kanë probleme polmonare, kardiake, etj.