E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poter-Al, 63 vjet burg për 18 kile heroinë

 

TIRANE - Trafiku i 18 kilogramëve heroinë do t'u kushtojë një total prej 63 vjetësh burg gjashtë personave të arrestuar nga operacioni "Poter-Al". Gjykata për Krimet e Rënda vendosi pak ditë më parë deklarimin e tyre fajtor dhe dënime që varionin nga 7 në 16 vjet burg për të pandehurit Ilir Koçiaj, Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi, Robert Peçi dhe Kozma Laçka. Sipas organit të akuzës, të pandehurit ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve togat e zeza të Krimeve të Rënda i kanë deklaruar të pandehurit fajtorë dhe kanë dhënë për ta dënime me 16 vjet burg për Ilir Koçiajn, dënime me nga 10 vjet burg për të pandehurit Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi, Kozma Laçka, si edhe 7 vjet burg për të pandehurin Robert Peçi. Dosja penale në ngarkim të këtyre të pandehurve u dërgua për gjykim te Krimet e Rënda në shkurt të vitit 2007. Sipas Prokurorisë, veprat për të cilat akuzoheshin të pandehurit janë konsumuar në vitet 2003-2004 nga Shqipëria në drejtim të Holandës dhe të Gjermanisë. Po sipas organit të akuzës, në vendin tonë ata kanë konsumuar një episod të trafikut në vitin 2006, ndërsa totali i drogës së trafikuar prej tyre ishte 18 kilogramë.      ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›