E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshentja braktis familjen per prostitucion

Prokuroria mbylli hetimin per nje nga te dyshuarit e trafikimit te 17 vjecares nga Berati


TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda mbylli hetimet ndaj Ermal ane i akuzuar per trafikimin per prostitucion ne Greqi te nje minoreneje beratase. Mesohet se prokurorja Erviola Stoja mbylli hetimin dhe dorezoi dosjen ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku dosja pritet te shqyrtohet.


Sipas kerkeses per gjykim i pandehuri Ermal ane ka rekrutuar e derguar nje adoleshente 17- vjecare ne Greqi bashke me persona te tjere me qellim shfrytezimin per prostitucion ne kete vend.


Me 20 qershor 2010 minorenia nga Berati kallezoi ne polici trafikimin e saj per prostitucion nga i pandehuri Ermal ane dhe nje person tjeter me inicialet V.K- thuhet ne dosjen. Sipas kerkeses per gjykim ne maj te vitit 2010 e demtuara eshte njohur me te kerkuarin V.K nga Berati duke krijuar lidhje dashurie.


Me 18 maj 2010 ajo u largua nga shtepia per nje nate pasi i dashuri i saj i ri. i ka premtuar se do te jetonin bashke. Ata kane shkuar ne qytetin e Beratit ku jane takuar me shtetasin Ermal ane shok i shtetasit V.K. dhe te dashuren e tij dhe te katert kane shkuar ne Durres. Sapo mberriten aty personi nen hetim V.K. i kerkoi 17- vjecares te qendronte tek ndonje i aferm i saj ne Durres per nje nate.


E demtuara qendroi ne shtepine e kusherires dhe te nesermen u kthye ne shtepi-thuhet ne dosje. Nje dite me pas e demtuara dhe i dashuri V.K. shkoi ne orovode dhe qendruan nje nate tek Hotel-Turizmi. Te nesermen V.K. dhe i pandehuri Ermal ane e deguan adoleshenten ne shtepine e te pandehurit ku ajo ka qendruar per 10 dite.


Nje jave pas largimit nga banesa i dashuri V.K. i tregoi adoleshentes se ishte i martuar dhe kishte dy femije dhe se nuk mund ta kthente ne shtepine e saj. I dyshuari V.K e i pandehuri ane e binden te ikte ne Greqi per te punuar prostitute.


Fitimet do i ndanin bashke. I pandehuri ane ne fund majit e dergoi 17- vjecaren me veturen e tij ne Berat dhe e percolli tek autobuset e linjes per ne Sarande. Ai e udhezoi se atje do e priste nje shok i tij qe do e conte ne Greqi. Kur zbriti nga trageti ne Patra vajza u ndalua nga policia greke qe e riatdhesoi ne Shqiperi ku denoncoi trafikimin e saj .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›