E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i Shkodres ulet niveli i ujit zbulohet ndotja

SHKODR - Pervec demeve te shumta te shkaktuara tek banoret e Shkodres dhe infrastruktura permbytjet e dhjetorit te vitit te kaluar kane sjelle dhe probleme mjedisore kryesisht ne zonen e liqenit te Shkodres. Rritja e nivelit te ujit ne liqen ne kuota te papara ndonjehere dhe permbytja qe pasoi kane bere qe bregu i liqenit me statusin e zones se mbrojtur te jete i mbushur me papasterti.


Tani qe uji eshte larguar dhe niveli i tij ka rene bregu i liqenit qe nga Zogaj Shiroka e deri tek pjesa ne Malesine e Madhe eshte mbushur me mbeturina nga me te ndryshmet. Kjo e ka rritur nivelin e ndotjes ne liqenin e Shkodres i cili dhe perpara kesaj situate ka pasur probleme me ndotjen ndersa tani situata eshte bere me shqetesuese.


Banoret qe jetojne buze liqenit shprehen se pervec demeve qe u shkaktoi ne prona dhe ne infrastrukturen rrugore tani dhe ndotja eshte shtuar duke sjelle nje tjeter problem per ta.


Liqeni i Shkodres pjese e shume projekteve per mbrojtjen e tij sidomos ne fushen e mjedisit tani po perballet me nje tjeter situate te renduar per permiresimin e se ciles nuk ka nisur asnje veprim konkret. Anila Dushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›