E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e parave pezullon aksin Shkoder-Han i Hotit

SHKODR - Punimet ne aksin nacional Shkoder- Han i Hotit thuajse jane nderprere prej disa ditesh. Nga Shkodra deri tek ura e Vrakes nuk verehen asnje makineri apo punetor qe punojne per ndertimin e autostrades e cila eshte dhe investimi kryesor ne qarkun e Shkodres. Sipas punetoreve te angazhuar nga firmat nenkontraktuese per ndertimin e kesaj autostrade nderprerja e punimeve ka ardhur si pasoje e moslikuidimit financiar te punimeve te fazave te meparshme.


Ritmet e punes ne kete autostrade jane ulur ndjeshem apo nderprere fare ndersa qarkullimi ne te jo vetem i banoreve por dhe automjeteve te renda qe hyjne permes pikekalimit kufitar kryesor qe lidh Shqiperine me Malin e Zi ate te Hanit te Hotit eshte veshtiresuar se tepermi.


Tek ura e dikurshme e Vrakes e cila eshte shembur pasi do te ndertohet e reja qarkullimi perballet me te tjera veshtiresi pasi ura provizore e vendosur pervecse eshte me nje kalim dhe radha e automjeteve ne dy krahet e saj behet e gjate ka dhe nje tonazh te kufizuar me 40 ton.


Zgjerimi i rruges ne zonen e Gruemires e deri afer Vrakes eshte pasuar me hedhje zhavorri dhe asnje punim tjeter ndersa verehen punime te pambaruara ne urat e reja tubat shkarkues etj.


Ne uren e Vrakes eshte ndertuar vetem bazamenti ndersa uji e ka mbuluar si pasoje e vershimeve te ujerave dhe ne kete zone. Ky aks nacional u shemb disa here gjate vjeshtes se vitit te kaluar ne pjesen e Vrakes dhe te Vukpalajt dhe permbytjet qe perfshine gjithe Shkodren nuk kaluan pa pasoja edhe ne kete aks.


Ne projektin per ndertimin e autostrades nuk eshte perfshire rehabilitimi i rruges ekzistuese e cila do zgjerohet dhe do te jete me dy kalime nga 4 metra te gjera rruge per kembesore e mjete te tjera mbikalime hekurudhore dhe dy by-pase ne Koplik e Bajze. Kjo e ka degraduar e bere shume te veshtire levizjen neper kete aks.


Banoret shprehen se vonesat ne kete autostrade nuk po mbarojne. Ndersa u fol per ndertimin e saj qe me 2003-shin perurimi i fillimit te punimeve u be ne qershor 2009 por punimet realisht filluan ne shkurt te 2010-s.


Kjo pasi kishte probleme me saktesimin e projektit dhe me pas me shpronesimet ku banoret disa here penguan mjetet e firmave per te punuar pasi nuk ishin shpronesuar.


Kjo autostrade eshte bashkefinancim i qeverise italiane me ate shqiptare dhe ndonese afati per perfundimin e saj eshte dy vjet kjo duket e larget dhe veshtire te besohet se do te realizohet. Por banoret e Malesise se Madhe shprehin pasiguri dhe per vazhdimin e metejshem te punimeve pasi sipas tyre nderprerja e punes nuk jep shenja pozitive per mbarimin e kesaj rruge.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›