E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja denoncon "përdhunuesin"


TIRANË- Një minorene vetëm 15 vjeçe, emri i së cilës nuk është bërë i ditur nga Policia, ka denoncuar marrëdhënien seksuale që kryente me të prej një viti, një 30 vjeçar, i cili është arrestuar dje nga blutë e kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, F. Gj, 30 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar të premten nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, për akuzën e "marrëdhënieve seksuale me të mitur". Burimet e policisë, pohuan dje se dy ditë më parë, 15 vjeçarja ka kryer një kallëzim, duke u shprehur se personi me inicialet F. Gj, i cili është i arrestuar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga Shatori i vitit 2008 e në vazhdim.

Vajza, identiteti i së cilës nuk është zbuluar ka vendosur të denoncojë në Polici 30 vjeçarin, vetëm pasi për një periudhë gati një vjeçare kishin kryer marrëdhënie seksuale. Policia e kryeqytetit, lidhur me denoncimin e të miturës, ka nisur hetimet për të zbuluar nëse 30 vjeçari e detyronte minoren të kryente seks, apo çdo gjë është kryer me dëshirën e të dyve. Materialet hetimore në ngarkim të F. Gj do t'i kalojnë Prokurorisë së kryeqytetit për konsumim të veprës penale të "marrëdhënieve seksuale me të mitur"

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›