Udhëtoni natën drejt pikave të kalimit kufitar
Emigrantët
Sipas njofimit zyrtar të Policisë së Shtetit fluksi më i madh është vërejtur nga ora 9:00 deri në 17:00
Policia kërkon që emigrantët të mos lëvizin në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë gjatë orëve të fluksit kur ngarkesa është shumë herë më e madhe nga ajo e parashikuara. Kjo sipas policisë për faktin se gjatë këtij harku orar ngarkesa e në sportele mund të shkaktojë rradhë dhe ngarkesë të madhe. "Në pikën e Kalimit Kufitar Kakavije gjatë kësaj periudhe fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 09:00-16:00, si dhe nga ora 21.00- 24:00. Shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që të shfrytëzojnë për lëvizjen e tyre drejt shtetit Grek dhe intervalet kohore nga ora 16:00- 21:00 dhe 00:00- 09:00 ku fluksi i lëvizjes është shumë i ulët,- tha Policia në njoftimin e saj të djeshëm.
Sipas saj në në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë fluksi më i madh i lëvizjes është konstatuar nga ora 10:00- 17:30. Ndërkaq shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike iu kanë sugjeruar emigrantëve që për lëvizjen e tyre drejt shtetit grek nëpërmjet Kapshticës të shfrytëzojnë dhe intervalet kohore nga ora 17:30 deri në orën 10:00, ku fluksi i lëvizjes është i pakët. Sipas burimeve zyrtare të Policisë gjatë kësaj kohe ngarkesa më e madhe e sporteleve në pikat e kalimit kufitar është në dalje, ndryshe nga fillimi i muajit gusht, kur ngarkesa ishte më e lartë në hyrje. Gjat viteve të kaluara, policia kufitare ka shfrytëzuar edhe pikat dytësore të kalimit kufitar si ajo e Tri Urave në Përmet.