I sëmuri mendor mbyt babin në bukë
Rudi Shehu, 80 vjeç u gjet i vdekur të premten në mbrëmje në banesën e tij nga policia e kryeqytetit
Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve gjejnë të qetë në banesën e tij vrasësin e babait
TIRANË- Një burrë i sëmurë mendor, 41 vjeç mbyti babain e tij 84 vjeçar të premten në mbrëmje në apartamentin e ku banonin, ndërsa ngjarja sipas burimeve të policisë dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që babë e bir kanë qen duke ngrënë bukë, për të cilën dyshohet edhe të jenë grindur. T dy ata jetonin vetëm në apartamentin e tyre në rrugën "Siri Kodra", ndërsa pjestarët e tjerë të familjes sipas burimeve jetonin jashtë vendit. Rudi Shehu, 80 vjeç, është gjetur i vdekur rreth orës 23:00 të së premtes në apartamentin e tij në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë, ndërsa vdekja e këtij të fundit dyshohet të ketë ndodhur disa orë para se të lajmërohej policia. Policia dyshon se autor i krimit është Adrian Shehu, 41 vjeç, djali i viktimës, i cili njihej si i sëmur mendor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në mbrëmje vonë, rreth orës 22:00 ku në banesë kanë qenë vetëm i moshuari dhe djali i tij. Madje, 41 vjeçari nuk është larguar nga banesa, por ka qëndruar aty bashkë me trupin e pajetë të babait. Në variantin zyrtar të Policisë së Tiranës në lidhje me vdekjen e 80 vjeçarit Rudi Shehu, thuhet se vdekja e të moshuarit ka ardhur pas goditjeve me sende të forta në kokë. Fqinjët pohojnë se, i moshuari nuk ishte parë të dilte nga banesa të premtn, kur ka ndodhur paradite. A. Shehu, njihej si person me çrregullime mendore dhe nëse dikush mund t'i thoshte fjalë që nuk i pëlqenin ai bëhej agresiv. Sipas tyre, të premten rreth orës 22:00, janë dëgjuar thirrje për ndihmë që vinin nga shtëpia e të moshuarit që jetonte me të birin.
kur kanë mbërritur specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit, është gjetur i pajetë brenda në banesë trupi i 80 vjeçarit Rudi Shehu, ndërkohë në banesë është gjetur dhe autori i dyshuar i vrasjes, në njërën nga dhomat e apartamentit ku jetonte familja Shehu, në rrugën "Siri Kodra".
Rudi Shehu, nuk ishte parë të dilte prej banesë gjatë gjithë ditës kur ka ndodhur krimi dhe shokët e tij po dyshonin se çfarë mund t'i kishte ndodhur. Por në mbrëmje vonë banorët e lagjes pohojnë se dëgjuan ca të bërtitura në apartamentin e viktimës, ku pas ardhjes së policisë mësuam se Shehu ishte gjetur i vdekur. I moshuari jetonte bashkë me djalin e tij të sëmurë, pasi gruaja i kishte vdekur ndërsa djali tjetër jeton në emigracion, në Itali".- tregon njëri prej fqinjëve të viktimës që jeton në njërin nga pallatet përballë banesës së familjes Shehu. Ndërkohë nga burimet zyrtare të Policisë së kryeqytetit mësohet se autori i dyshuar i krimit është arrestuar në flagrancë, me akuzën e "vrasjes me dashje".