E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosen tre persona të kërkuar

TIRANË- Tre persona të cilët ishin shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e kryeqytetit. Nga të Burimet zyrtare të Policisë së kryeqytetit mësohet se Krenar Beqiraj, 41 vjeç, me banim në Tiranë i proceduar më parë për falsifikim dokumentesh është arrestuar pas një hetimi gjashtë mujor, pasi Gjykata e Tiranës, kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", më 17 korrik të këtij viti. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 41 vjeçarit i janë gjetur një sërë dokumentesh shkollorë dhe patenta, të cilat dyshohet se janë të fallsikuara.

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka p persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë po nga seksioni i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës, është bërë e mundur arrestimi i 55 vjeçarit Nazmi Shëmlliu, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është dënuar një vit më parë, me gjashtë muaj burg dhe me një gjobë prej 300 mijë lekësh të rinj nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për veprën penale të korrupsionit të "shpërdorimit të detyrës". Sipas burimeve të Policisë së kryeqytetit, personi i tretë i arrestuar është Kujtim Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata me katër muaj heqje lirie për veprën penale të "korrupsionit pasiv në sektorin privat". Murati, i cili njihet si person me precedentë penale, ishte shpallur në kërkim që para një viti, ndërsa vendimi për dënimin e tij me katër muaj burg është marrë më 8 korrik të vitit 2008.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›