Kapet skafi me 400 kg hashash në Vlorë, arrestohet një person
Vlorë- Rreth 400 kg drogë është sekusetruar sot në orët e para të mëngjesit nga policia e Vlorës.
Lënda narkotike e llojit kanabis është gjetur e fshehur në një skaf rreth 7 metra të gjatë, në vendin e quajtur Perivol në Dhërmi.
Sipas burimeve policore droga ka pasur si destinacion Italinë, por skafi u ndalua në kohë.
Aktualisht është bërë ndalimi i një personi, indetiteti i të cilit nuk dihet, por hetimet po vijojnë për të zbuluar dhe persona të tjerë të përfshirë në krim.