Të shtëna armësh në tregun e Lushnjes, humb jetën tregtari 35-vjeçar
Lushnje- Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes, si pasojë e një sherri me armë.
Ngjarja ka ndodhur në tregun e fruta-perimeve rreth orës 09:00, ku disa persona kanë hapur zjarr dhe për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçari Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku.
Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e ngjares, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë person të ndaluar.
Blutë e Lushnjes ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa po pyeten tregtarët e tjerë që kanë parë skenën e krimit.