E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja tenton vetëvrasjen me thikë

Korçë-Një 17-vjeçare nga fshati Bellovidë i rrethit të Korçës me inicialet G.D ka tentuar ti japë fund jetës në një moment depresioni. E vetme në shtëpi ajo ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar mbi trupin e saj në pjesën e barkut.

Pak minuta më pas teksa kanë mbëritur pjestarët e familjes në shtëpi të llaftarisur kanë parë vajzën të dysheme të mbuluar me gjak. 17-vjeçarja, në gjendje të rëndë është çuar në spitalin rajonal të Korçës ku pas një ndërhyrje  kirurgjikale ka mundur të shpëtojë.

E pyetur se përse e ka ndërmarë këtë akt vetëvrasës ajo nuk ka pranuar të flasë.Ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe për zbardhjen e motiveve të cilat cuan adoleshenten të ndërmarë një akt të tillë flijues.

Ky është rasti i dyrë brenda dy ditëve që në rrethin e Korcës regjistrihen tentativa për vetëvrasje . Dje një adoleshente tjetër nga fshati Pojan ka pirë nje kimikat bujqësor që për pak i ka marrë jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›