E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, në prag mbytjeje një anije me melaminë

Durrës- Anija me flamur moldav ka qenë në prag mbytjeje teksa bënte manovrën e ankorimit në Portin e Durrësit. Për disa orë me radhë marinarët kanë luftuar për të mos lënë të fundosej anijen me mbi 1700 ton menaminë. Ngarkesa nuk ka qënë lidhur siç duhet në brendësi të hambareve dhe lëkundjet e anijes janë rritur ndjeshëm edhe gjatë lundrimit, duke bërë që ngarkesa të anohet.

Sipas dëshmive të marinarëve që moren pjesë në operacionin e shpëtimit dhe specialistëve të Kapitenerisë së Portit, kjo anije e ka filluar manovren e ankorimit rreth orës 09.25 minuta. Në këto momente kur ajo po kapërcente zonën e dy fenerëve detarë, e ndikuar edhe nga dallgëzimi i rritur për shkak të erës që ishte në rritje melaminat kanë filluar që të pozicionohen në njërin krah të anijes gjë që ka bërë që ekuipazhi të alarmohej dhe të kërkonte ndihme autoriteteve shqiptare të portit.

Menjëherë janë dërguar rimorkiatoret si dhe ekspertë me pervojë të pilotazhit , të cilët kanë luftuar disa ore për të drejtuar anijen drejt hyrjes së portit dhe më pas për të ndihmuar në ankorimin e saj të veshtire.

Batimi kishte filluar nga pak që në lundrim, por në momentete e manovrës së hyrjes kishte ndodhur batimi maksimal i saj duke kapërcyer një kënd mjaft kritik për të nën këndin 13 gradë pjerrësi.

Anija “San E “ me kapacitet transporues 2000 ton kishte të ngarkuar në hambarët e brendëshëm të saj rreth 1714 ton melaminë, ngarkesë e cila kishte rreshqitur që gjatë lundrimit, por që në momentet e manovres kishte marre të tatëpjetën duke rrezikuar fundosjen e saj me gjithë materialin që transportonte. Anija e rrezikuar kishte një ekuipazh prej 20 marinaresh dhe lundronte me flamur të shtetit të Moldavisë e regjistruar në portin e qytetit Giurgiuleski me matrikull rregjistrimi IMO 7361996. Anija ishte nisur 3 ditë më parë nga porti i Izmirit , Turqi, me destinacion Durrësin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›