Mbeten në burg adoleshentët e keqtrajtuar nga policia
Sarandë-Dy të rinjtë vlonjtë të arrestuar për organizimin e njëe rrjeti klandestinësh kanë marrë masën e arrestit me burg. Aristill Gucaj dhe Oltion Varfi nga rrethinat e Vlorës janë dënuar me masën e burgut pa afat, duke plotësuar nga ana e Prokurorisë kërkesën për të kompletuar me prova të reja shkakun e arsyetuar të qëndrimit në burg për një kohë të pa përcaktuar.
Akuza ka provuar se të rinjtë kanë luajur rolin e sekserit pasi në telefonat e sekuestruar ishin rregjistruar disa biseda me pritësit e tyre dhe klandestinët e drejtuar prej tyre. Sipas gjykatësit këto prova janë të mjaftueshme për masën e sigurisë të kërkuar prej organit të akuzës “favorizim të kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit”.
Aristill Gucaj dhe Oltion Varfi u ndaluan me gjithë pesë shtetas të tjerë në autobuzin e linjës Sarandë – Konispol nga policia kufitare pa mbërritur ende ne afërsi të Konispolit më 5 nëntor të këtij viti.
Arrestimi i dy të rinjve vlonjatë bëri bujë, pas denoncimit nga avokati i tyre të skandalit për keqtrajtim në dhomat e paraburgimt prej një oficeri të policisë. U desh ndërhyrja e menjëhershme e Avokatit të Popullit që ky skandal të publikohej dhe ndaj oficerit të merrej masa e arrestit. Oficeri në fjalë është ndaluar për një kohë të pa limituar, duke u bërë bashkëvuajtës me dy vlonjatët.