Dy shkodranë vidhnin makina në Durrës, njëri arrestohet, tjetri në kërkim
Durrës- Eshte ndaluar sot nje 18-vjeçar shkodran që vodhte makina ne Durres. Në prangat e policisë ra Real Zefi dhe një shtetas tjetër eshte ne kerkim pasi vjedhjet i kryenin ne bashkepunim.
Ata kanë vjedhur në tetor automjetin me targa DR 0640 E në pronësi të shtetasit M.Nikocaj, që gjendej i parkuar në lagjen Nr.5 në Durrës. Makina është gjetur në qytetin e Shkodrës në afërsi të baneses të të ndaluarit Real Zefi. Ndërkohë që një muaj më pas, në nëntor, po këta shtetas kanë tentuar të vjedhin një makinë tjetër po e markës “Fiat” me targa TR 6573 në pronesi të shtetasit A.Selimaj, në lagjen Nr.6 të qytetit të Durrësit.
Për të dy këta shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerre Urdhër Ndalimi për vepren panale të”vjelljes së kryer në bashkëpunim”. Ndalimi i shtetasit Real Zefi u bë i mundur mbrëmë në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që po punon për prangosjen e ortakut të tij në vjedhjet seriale që kanë bërë.