Mbreti Zogu I: Shoqata Omonia fyeu popullin shqiptar
E ka shqetësuar deklarata e “Omonias”, Mbretin Lega Zogu I. Pas shumë kohësh heshje ai ka reaguar përmes zëdhënës ndaj deklaratës së shoqatës “Omonia”, që pretendon se jugu i Shqipërisë është minoritet grek. Sipas Zogu I, kjo është një fyerje flagante ndaj kombit dhe popullit shqiptar. “Këtë minoritet Shqipëria e mbajti në gji dhe i dha strehë prej dy shekujsh dhe tani ngrë pretendime absurde. Çështja e pretendimeve te shoqatës "Omonia" të cilat u shprehen në një letër drejtuar parlamentit të Greqisë ka hapur një debat të madh në Shqipëri.