E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentjamë e gjatë në botë2.06 metra

BRAZIL- është vetëm 14 vjec, e gjatë 2.06 dhe vazhdon të rritet. Elisany Silva cilësohet tashmë si më e gjata në botë, për moshën që ka. Fillimisht vajza është zbuluar nga mediat brazilianë, vendi edhe ku jeton, e më pas lajmi është përhapur gjithandej.

Ajo nuk ka asgjë anormale, përvec gjatësisë. Me flokë gështenjë, sy kafë e këmbë tërësisht të gjata. Historia e vjazës është bërë publike në mediat braziliane, e nuk bëhet fjalë për një histori të lumtur, por për nmjë hitori të dhimbshe të mbushur me diskriminim për shkak të gjatësisë së vajzës. Dy vjet më parë është detyruar të braktisë shkollën, pasi nuk mund të hynte dot më në autobus. Ndërsa në shtëpi lëviz gjithmonë me kujdes, me frikën se mos përplaset me catinë. Krevati ku fle është tepër i shkurtër për të. “Për fat të keq familja ime nuk ka aq të ardhura ekonomike sa të më vizitojë tek mjeku, i cili do të përcaktonte edhe shkakun e sëmundjes time”,- shprehet Elisany.

Nga 6 fëmijët e familjes, ajo është e vetmja që ka filluar të rritet tej normalitetit, dhe kjo ka ndodhur pas moshës 11 vjecare. Në cdo vitet ajo rritet nga 15 cm, ndërsa mediat brazilianë rastin e vajzës e cilësojnë si “sëmundje të gjigantizmit”.
Megjithatë bashkë me rritjen 14-vjecaren e kanë shoqëruar edhe ëndrrrat. Më e madhja prej tyre: të bëhet modele.
(m.a/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›