E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barack dhe Michelle Obama akuzohen për jetë mbretërore


Në mediat amerikane janë duke u përfolur çifti më i pushtetshëm i SHBA-së, çifti presidencial Obama. Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij trendi Michelle po jetojnë jetë luksoze në shpinë të taksapaguesve, shkruajnë mediat amerikane.
Akuzat e rënda janë janë hedhur nga një prej gazetave më të shitura në SHBA, "National Enquirer". Në faqet e para të të përditshmes së famshme amerikane shkruhet se presidenti Barack Obama ka harxhuar pa kontroll takime të organizuara në Shtëpinë e Bardhë, në pushime të shtrenjta dhe veshje super të kushtueshme. Në shkrimin e saj tabloidi i njohur "National Enquirer" i referohet edhe pushimeve lukzoze të bashkëshortes së presidentit Obama, Michele, e cila gjatë kësaj vere vizitoi për disa ditë me radhë resortet më të njohura të Spanjës. Ndërsa Obama zgjodhi për të kaluar pushimet, një nga suitat më të kushtueshme të planetit në ishujt përrallor të Hauait. "është fyese që Obama dhe familja e tij po harxhojnë paratë si ujin, kur pjesa tjetër e Amerikës është duke shtrënguar rripin me synimin për të mbajnë zotimet e tyre financiare."- shkruhej në artikullin kritik të tabloidit "National Enquire".
Por në këtë shkrim ishin përfshirë gjithashtu edhe citime anonime të aktorëve politik amerikanë të cilët gjithashtu akuzonin çiftin Obama për një jetë mbretërore.
"Obama dhe gruaja e tij po veprojnë si politikanë lakmitar, vetë-shërbyes, që jetojnë si mbret dhe mbretëreshë me paratë tona. Ata duhet ta ndajnë vuajtjen tonë, jo të harxhojnë para pa kontroll", ka thënë një burim i politikës amerikane për revistën në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›