E Diel, 1 Nëntor 2026

5-vjet nga uragani Katrina, Obama: Sfida jonë për rimëkëmbje vijon


Presidenti amerikan Barak Obama ka ngushulluar familjarët e viktimave gjatë vizitës së tij në Nju Orleans, 5 vite pas uraganit Katrina i cili rrafshoi me mijëra banesa dhe mori me qindra jetë njerëzish. Obama, në periudhën kur parardhësi i tij George W. Bush ishte në pushtet, e ka kritikuar ashpër administratën e presidentit Bush si një administratë e avashtë në parashikimin dhe në modelimin e problematikave që nxori në pah një nga katastrofat më të mëdha natyrore që ka prekur SHBA-në.
"Ka ende shumë fusha të jetës të cilat vazhdojnë të jenë të paralizuara në Nju Orlins. Ka shumë studentë të cilët marrin leksionet e tyre në salla universitare të sajuara. Ka ende shumë njerëz të cilët nuk kanë një vend stabël pune. Gjithashtu ka ende shumë banorë të cilët ende nuk e kanë pasur mundësinë që të shkojnë dhe të vizitojnë shtëpitë e tyre të shkatërruara që para 5 vitesh,"- u shpreh Obama gjatë fjalimit të tij në Universitetin "Xavier".
Gjatë fjalës së tij presidenti Obama u shpreh se administrata e tij po bënte maksimumin që të përballonte me sukses këtë sfidë e cila ende nuk kishte përfunduar edhe pas 5 vitesh. Presidenti i parë amerikan me ngjyrë në fjalimin e tij në universitetin Xavier nuk harroi që të përmendte edhe derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës. Obama u shpreh se qeveria e tij do të ndërmerrte çdo iniciativë në mbrojtje të qytetarit për të mos neglizhuar nevojat e tij. Uragani Katrina i cili përfshiu Nju Orlinsin në vitin 2005 shkaktoi vdekjen e plot 1800 personave dhe gjithashtu me milirda dollarë humbje në dëme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›