Ekuador/ Bie autobuzi në humnerë, 38 viktima
Rënia e një një autobuzi në humnerë ka shkaktuar një nga aksidentet më tragjike në vitet e fundit në Ekuador. 38 pasagjerë të autobuzit kanë humbur jetën. Lajmi është dhënë nga autoriteti i emergjencave në shtetin amerikano-latin. Arsyeja e këtij aksidenti të rëndë i cili ndodhi në një aks të vështirë malor në provincën Cotopaxi, pretendohet se ka qenë era e fortë malore. Gjithsesi në ditët në vijim pritet të artikulohet një hipotezë më konkrete mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Forca e erës ka shkaktuar më pas edhe devijimin e rrugës së autobuzit të aksidentuar.
Raportohet gjithashtu se në këtë aksident fatal përveç 38 viktimave, janë plagosur 12 persona të cilët njoftohen se janë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë sipas raportimeve të mediave lokale forcat e shpëtimit janë duke kërkuar trupa të tjerë viktimash të cilët mund të kenë mbetur në shpatin e malit ku është rrëzuar autobuzi, i cili ishte drejtuar për në Kuito, kryeqytetin e vendit.