E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet komandantii Policisë sëKosovës në veri

MITROVICE- Drejtoria e Policisë së Kosovës shkarkon nga detyra komandantin e Policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosevic.Mediat kosovare informojnë se shkarkimi ndodh në kuadër të ndryshimeve dhe reformave të ndërmarra nga policia kosovare në këtë zonë.
Dejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, citohet nga mediat vendase të ketë thënë se performimi i dobët në detyrë i Milosevic ka qenë shkaku i këtij largimi ndërsa paralajmëron dhe ndërrime të tjerë.

Gjeneral Selimi, në kuadër të përpjekjeve për ndryshime dhe riorganizim në policinë e Kosovës, për shkak të performancës së dobët në punë, ditë më parë e ka transferuar në Bërnjak edhe komandantin e policisë në Jarinje.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›