E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adonis Filipi: MASH të ngrejë institucionin e kritikës së artit

Regjisori i njohur flet mbi veprën Elektranë skenën teatrore dhe tregon problemet, që has sot teatri shqiptar

I takon atij brezi artistësh, të cilët falë talentit dhe pasionit për profesion e tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar në skenën teatrore. Regjisori i njohur Adonis Filipi është padyshim një nga njerëzit, i cili ka sjellë në skenën teatrore kryevepra të dramaturgjisë, të cilat nën interpretimin e aktorëve të njohur të teatrit kanë sjellë para publikut vlera të larta artistike.

Një prej tyre është dhe tragjedia Elektra, e cila u ngjit me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar. Për veprën regjisori pohon se: Elektra në tërësinë e vlerave të saj si sfidë njerëzore të vlerave morale, mendoj që koha ka dëshmuar që ajo vazhdon të vihet në të gjitha teatrot botërorë, duke qenë një sfidë artistike dhe një sfidë njerëzore. Pra në idetë që mbart vepra ka nevojë për modele të tilla. Sa i takon suksesit, faktikisht mendoj që çdo krijues mendon që shfaqja të ketë një rezultat sa më të mirë dhe unë si çdo artist nuk bëj përjashtim në këtë drejtim dhe faktikisht edhe unë e prisja suksesin, jo thjesht sepse duhet suksesi por në fund të fundit vepra të antikitetit krijon shanse për rezultate. Si një njeri që e do dhe punon me pasion për teatrin ai në këtë intervistë dhënë për gazetën, tregon dhe cilat janë disa nga problemet, që has sot teatri shqiptar. Në Shqipëri mungon institucioni i kritikës dhe kjo për një sërë shkaqesh dhe faktikisht ne ende jemi duke u davaritur ende në një lloj tranzicioni, pra kritika teatrore i lihet spontalitetit, por ka një gjë që vërtetë ka një interes për shfaqje teatrore, ose artistike në përgjithësi. Gjykimi për këto shfaqje do të thosha, që nuk i duhet lënë spontalitetit dhe nuk duhet ta marrin përgjegjësinë njerëz, që me një vështrim gjykojnë mbi një vepër artistike, kur për ndërtimin e saj duhet shumë mund, thekson regjisori. E ndërkohë sa efikase kanë qenë politikat kulturore, që janë ndjekur në vendin tonë, ai pohon se e gjithë shoqëria ka nevojë ti prekë mekanizmat, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në sensin shpirtëror dhe edukues të saj në rritjen e institucionit teatror, si një institucion nga me demokratiket që çon shoqërinë përpara. Çdo investim ndaj tij është investim ndaj të ardhmes, thekson regjisori Filipi.

-Elektra thërret për vlera morale në skenën teatrore, e ndërkohë që ajo është konsideruar si një nga veprat më të suksesshme. E prisnit diçka të tillë?
Sigurisht që po, të dyja  së bashku. E rëndësishme, ajo që atrakton sipërmarrje të tilla është materiali dramaturgjik, i cili nënkupton vlera filozofike, ideore e estetike që provokon natyrshëm  kreacion artistik. Historia e teatrit botëror ka provuar, tashmë që veprat e antikitetit, ato të Shekspirit madje dhe ato bashkëkohore vazhdojnë të paraqesin përherë interes për mbarë krijuesit me vokacion në botë. Kjo jo thjesht për koherencën, aktualitetin e problematikes universale të qenies humane, por sepse ato janë shkolla për regjisurën, aktorët, skenografët, kostumografët për shënjime të reja estetike duke u sjellë në kohë. Në këtë kontekst, duke vazhduar për Elektrën unë do të thosha që modeli i saj është një model, që i shërben shoqërisë, sepse çdo shoqëri duhet të ketë idealin e vet. Elektra qenia e saj si simbol i sfidës njerëzore në mbrojtje të vlerave morale të individit, familjes e shoqërisë përbën model, dhe është modeli që  formon idetë, ushqejnë ëndrrat dhe idealet dhe idealet janë mbikohore. Gjithmonë shoqëritë kanë nevojë për modele. Sa i takon suksesit, faktikisht mendoj që çdo krijues mendon që shfaqja të ketë një rezultat sa më të mirë dhe unë si çdo artist nuk bëj përjashtim në këtë drejtim dhe faktikisht e prisja suksesin, jo thjesht sepse duhet suksesi por në fund të fundit zgjedhja që ish bërë krijonte shanse për rezultate. Kështu që unë prisja që ajo të ishte një shfaqje dinjitoze, serioze në skenën teatrore. Sa i takon dimensionit të kualitetit të shfaqjes, mendoj se kjo përbën fokus për specialistët e teatrit.,duke krijuar terren për refleksione të ndryshme artistike. Ky realitet më kënaq më së shumti, pasi pak ndeshim në diversitete të qëndrimit artistik. Një shfaqje artistike e për më tepër një shfaqje teatri ka për destinacion publikun në radhë të parë, i cili e ka ndjekur me shumë interes duke e mbushur sallën e teatrit në kapacitetin e plotë. Kjo tregon që shfaqja tërheq, mban, ajo është e qartë. Sigurisht që nuk mund të them se çdo gjë është e arritur, pasi jo çdo gjë është në perfeksion, por mund të them se në tërësinë e saj vepra arrin të komunikojë dhe të përcjellë emocion që zgjat.

-E ndërkohë, kujt ia dedikoni këtë sukses?
Përveç Sofokliut, unë këtë dua tia dedikoj gjithë ansamblit që realizojë shfaqjen, lojës së aktorëve. Kemi të bëjmë me një teatër të fjalës. Realizimi artistik i Luiza Xhuvanit, mendoj se është i prekshëm, me një energji dhe potencial krijues të admirueshëm .Tek Luiza janë të pleksura të gjitha sëbashku, talenti, pjekuria dhe mbi të gjitha përkushtimi dhe pasioni i saj për të realizuar dhe skalitur një figurë si Elektra. Mendoj që sëbashku kemi pasur një punë të frymëzuar, provokative, një klimë artiske mirëkuptimi dhe këto raporte të çojnë në rezultat. Veç saj, doja të përmend  pjesëmarrjen e aktores së mirënjohur Roza Anagnosti, kreacionin e saj me sharm artistik, duke na sjellë një karakter në kohë. Gjithashtu do të vlerësoja shumë dhe aktorët e tjerë Laert Vasili , Monika Lubonja ,Vasjan Lami,Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha e etj, sepse synimi i regjisë ishte për të sjellë në skenë një vepër unike në detyra të qarta e komunikuese, duke ju shmangur anës deklarative, që rëndom përmbajnë veprat e antikitetit. Këtu dua të theksoj personazhin e korit, i cili erdhi përmes një performance bashkëkohore. Pavarësisht se tek Sofokliu, ky funksion reduktohet përsëri do të thosha që partneri kryesor i protagonistes ishte kori, në këtë kontekst e gjithë përpjekja regjisoriale ishte që kori të vinte me sa më shumë larmi, pasuri vlerash të cilat do ti jepnin fuqi e atraksion veprës. Në kërkimin regjisorial unë kam parathënë që vepra kryesisht do të operojë në dy drejtime në eksplorimin e karakterit, jo vetëm përmes realizmit të thellë psikologjik  por dhe nëpërmjet eksplorimit të tyre përmes ritmit, tingullit e lëvizjes të cilat gjeten qasje në komponentët përbërës të skenografisë, kostumeve, koreografisë etj si Fatbardh Markun, Blagoj Micevskin (Maqedonia), Mariela Nestoran nga Athina. Teatri është një punë kolektive dhe kërkon që të gjithë pjesëmarrësit dhe përbërësit e tij të shkrihen në një mënyrë harmonike, për të përcjellë atë kërkim estetik, që kërkon vështrimi i shfaqjes.

-Pse e zgjodhët këtë vepër të antikitetit, për ta sjellë në skenën teatrore?
Kjo ka të bëjë në radhë të parë me kërkesat individuale të miat. Unë personalisht jam shumë i interesuar për të eksploruar drejt dramaturgjisë së antikitetit, sepse ajo është një pasuri e madhe unikale vlerash estetike, filozofike dhe dashur pa dashur vepra të tilla, të cilat jo vetëm i kanë rezistuar kohës kanë qenë në kërkimin tim profesional. Kjo ka qenë ambicia ime për të eksploruar antikitetin dhe unë dua të falënderoj institucionin e Teatrit Kombëtar, që ma besoi këtë sipërmarrje kaq të madhe. Unë mendoj që kjo ishte një eksperiencë shumë e madhe, sepse veprat e antikitetit realisht përpos ambicies për të vënë këtë vepër, e cila nuk duhet kuptuar si fenomen negativ, por ajo duhet të kuptohet si dëshira e çdo krijuesi për tu edukuar. Unë mendoj se veprat e antikitetit janë shkolla për tu edukuar, për regjisorin, aktorët, kostumografinë. Grishja ime karshi Elektrës erdhi përmes këtij koncepti, që kam unë dhe erdhi përpos të tjerave edhe përmes një lloj selektimi. Ndërmjet alternativave unë kam qenë mes dy alternativave të të njëjtit autor, ku njëra ishte Antigona dhe tjetra ishte Elektra. U fokusova tek Elektra, sepse më duket më konçiz transformimi brenda këtij realitetit dhe kjo më solli provakacion dhe një atraksion më të prekshëm d

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›