Adonis Filipi: “Të mos jemi më inferiorë në teatër”
Intervistë/ Flet për gazetën “Albania” regjisori Adonis Filipi
Petrika GROSI
“Ka ardhur koha që shqiptarët të mos ndihen më inferiorë në teatër, por për këtë, veç të tjersh, ajo që ka më shumë nevojë teatri aktualisht, është vëmendja e shtetit ndaj tij sa i takon politikave financiare.” Kështu shprehet mes të tjerash në intervistën e sotme dhënë ekskluzivisht për gazetën “Albania” regjisori Adonis Filipi. Gjithashtu, biseda jonë vijon të prekë edhe çështje të tjera problematike, siç janë kritika e munguar, apo edhe modeli që duhet të ndjekim ne, për të pasur një fytyrë tonën të teatrit shqiptar... Në këtë pikë, regjisori Filipi mendon se i duhet kushtuar më shumë vëmendje prurjeve të reja regjisoriale, komunikimit skenik dhe teatrit bashkëkohor. Kritika jonë, ashtu si dhe aktorët ka nevojë për përgatitje dhe përshtatje të reja, e kjo nuk ka sesi të arrihet më mirë sesa gjatë ballafaqimit nëpër kompeticionet e teatrit dhe seminareve apo tavolinave të debatit të zhvilluara në to.
A nuk ju duket se ka një numër të vogël premierash në TK?
Nuk marr përsipër të gjykoj sasinë e prurjeve të reja të një institucioni. Për mua më e rëndësishme është cilësia e pjesëve që vihen në skenë. Mendoj se ky është momenti kryesor që duhet diskutuar.
Atëherë cili është sipas jush, problemi kryesor i teatrit të sotëm shqiptar?
Në radhë të parë duhet parë sesa adekuat është Teatri Kombëtar me kohën. Duhet parë sesa i mirë është për ne ligji i teatrit. Sa e sponsorizon ky ligj mënyrën moderne të funksionimit të teatrit. Sa i takon repertorit të TK-së mendoj se është adekuat me kohën. Vepra të tilla si Molier, Duremat, Euripid, mendoj se janë një politikë e mirë për t’u ndjekur. E rëndësishme është pastaj sesi dhe sesa realizohen.
Fakti që për gjashtë muaj është mbajtur në skenë “Pamje nga Ura” dhe për gjashtë muaj të tjerë po mbahet “Euripidi”, a nuk përbën një varfëri repertori?
Derisa publiku i kërkon këto shfaqje nuk ka asgjë të keqe. Ka teatro nëpër botë që i mbajnë shfaqjet edhe nga dy vjet. Mendoj që politika e teatrit sa i përket repertorit është shumë e drejtë, ndërsa sa i përket komunikimit skenik, ky është një problem që duhet parë.
Shpesh themi dhe dëgjojmë të thuhet se mungon kritika. Sa shqetësuese do të ishte kjo për ju?
Sigurisht që është shqetësuese. Nuk mendoj se Shqipëria nuk ka kritikë, por na mungon instituti i kritikës dhe këtu qëndron problemi. Ky është një shqetësim që gëlon në të gjitha qarqet artistike e kulturore në përgjithësi. Ne kemi shumë nevojë për institutin e kritikës. Duhet bërë shumë jo vetëm për të mbijetuar, por mbi të gjitha për të provokuar kritikë mbi baza institucionale. Në këtë pikëpamje, para disa vitesh në një nga edicionet e festivalit “Skampa” ne bëmë një përpjekje për të provokuar problemet e kritikës jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Aty ka pasur specialistë nga Bullgaria, Rumania, Franca, Italia, etj., të cilët ndanë shqetësimet e përbashkëta. Takime të tilla që kanë të bëjnë me elaborimin problemeve të kritikës bashkëkohore janë tepër të domosdoshme. Por nga ana tjetër duhet të kemi edhe jetë të gjallë teatrore, e cila të bëhet shtysë për një kritikë të motivuar.
Kam përshtypjen sikur na mungojnë emrat në kritikë, apo jo?
Po. Madje do të thosha se kritika ka nevojë për një reflektim më të thellë në pikëpamje të zhvillimeve bashkëkohore. Teatri është duke ecur, vetë natyra e tij nuk e lë të qëndrojë në vend. Edhe kritika duhet të ndjekë hapat e tij. Pak flitet për komunikimin skenik. Këtu mendoj kontribut mund të japin edhe specialistët e teatrit, regjisorët, etj.
Përderisa kritikët tanë kanë mangësi, a nuk do ishte zgjidhje e mirë të paguheshin kritikë të huaj për të shkruar mbi shfaqjet tona?
Pse të paguhen kritikët e huaj e të mos paguhen kritikët shqiptarë në mënyrë që të stimulohen e të ecin para? Pastaj që të ftosh kritikë të huaj, në radhë të parë duhen produksione që t’i grishin, e t’i shtyjnë këta kritikë për të shkruar. Më së miri këto probleme do të zgjidheshin përmes kompeticioneve, festivaleve të ndryshme teatrore kombëtare e ndërkombëtare.
Pra problemi qëndron te mungesa e një fytyre për Teatrin Kombëtar. Cila mund të ishte pika jonë e fortë ku mund të kapeshim për të vijuar dhe ruajtur një traditë kombëtare?
Tradita jonë, sidomos në fushën e interpretimit besoj që është e lakmueshme. Por nga ana tjetër, nuk mund të ecim para pa një vizion të qartë. Teatri ka nevojë për elaburimin e laboratorit të tij. Konceptet, perceptimi i teatrit, dashur padashur pasuron dhe vlerat e aktorëve. Duhet bërë shumë për të sjellë qasje estetike pikante, e cila dashur pa dashur do të çojë në provokimin dhe pasurimin e individualiteteve të aktrimit. Sot kemi një plejadë regjisorësh që konkurrojnë dhe që nuk janë pa gusto. Megjithatë, mendoj se është ajo kohë, kur shteti ende nuk po e shfaq interesin e duhur për teatrin.
E keni fjalët për investimet e vogla dhe mbështetjen financiare të qeverisë ndaj shfaqjeve dhe festivaleve teatrore?
Këtu dua të shtoj se nuk mund të bëhet një festival ndërkombëtar i teatrit me një buxhet sa të një monodrame. Të mos harrojmë që këto kompeticione, veç prurjeve provokojnë probleme e diskutime mbi fenomene e dukuri të kohës. Pastaj shyqyr Zotit, festivalet sot janë të monitorueshme. Shikohen personalitetet dhe shfaqjet që sillen në to, provokimi ndaj publikut, vlerat artistike dhe vendoset kush do të mbështetet e kush jo. Nuk them se Shqipëria ka shumë festivale pasi vetëm katër janë shumë pak. Problemi është sesa cilësore janë ato dhe sa e realizojnë synimin e tyre. Meqë jemi te festivalet, dua të them se nuk ka shumë rëndësi gjeografia e tyre, por vlerat që sjellin dhe ballafaqimi me to. Nuk dua të bëj krahasime me festivale siç është ai i Krajovës, me një milionë euro, por le të jemi më realistë me tregun në Shqipëri. Fundja, dashur pa dashur, festivale me financime të mangëta kompromentojnë dhe misionin e tyre. Megjithatë, pavarësisht nga kjo problemi është se ne jemi të investuar. Është një përgjegjësi morale. Duhet pasur më tepër respekt e fanatizëm për të ruajtur vlerat që krijohen. Në fund të fundit ne e kemi hedhur vështrimin drejt të ardhmes. Kombet që duan të integrohen në Europën e Bashkuar në radhë të parë nga kjo anë duhet të mos jenë inferiorë. Ne fuqitë i kemi, mungojnë vetëm fondet dhe mbështetja e duhur. Nuk kemi pse ta kthejmë në utopi as Europën dhe as teatrin bashkëkohor. Ka ardhur koha që shqiptarët të mos jenë më inferiorë në teatër. Të gjitha këto arrihen me një vëmendje më të madhe ndaj politikave të teatrit dhe mbështetje morale e financiare të atyre që sjellin vlera.
16 Shtator 2008