E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Niro dhe Al Paçino do të bëhen femra



Yjet e Hollivudit, Roberto De Niro dhe Al Pacino, kanë pranuar se do të donin të visheshin si femra dhe të luanin rolin e dy motrave në një film komik. Të dy aktorët kanë rënë dakort të debutojnë në këto role. “Është ide fantastike. Të punojmë bashkë do të jetë kënaqësi”,- është shprehur Al Paçino gjatë një emisioni në radios britanike. “Robert ka luajtur me sukses dhe pas asnjë problem disa filma komikë. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ka një talent të lindur”. De Niro ndërkohë është shprehur:
“Ne do të punojmë për filmin, më pëlqen ideja. Mund të luajmë rolin e dy motrave. Mund të ndodhë... kush e di? Dyshja aktualisht është duke luajtur në filmin “Righteous Kill” i cii është edhe bashkëpunimi i tyre i parë që nga filmi i vitit 1996, “Heat”. Aktorët Robert De Niro dhe Al Paçinio konfirmuan se do t’u pëlqente të luanin përkrah njëri-tjetrit sërish në të ardhmen. De Niro ka shtuar: “Do të kisha dashur të ishim bashkuar më parë dhe shpresoj që s’do të kalojë shumë kohë derisa të kemi edhe projekte të tjera. Kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Në filmin “Righteous Kill” të drejtuar nga Xhon Avnet, De Niro dhe Paçino luajnë rolin e dy dedektivëve në Nju Jork, përkatësisht të Dejvid Fisk dhe Tomas Kouan. Në film personazhet përpiqen të gjejnë identitetin e vrasësit serial që dyshojnë se është polic. “ Njerëzit presin me padurim të na shohim bashkë dhe këtë dëshirë do ta bëjmë së shpejti realitet”,- shprehur Al Paçino.

Bejonse Knolis rikthehet me Timbërleik

E ka bërë më parë Madona dhe tani dëshiron ta provojë edhe ajo. Për të prezantuar sa më sukseshëm albumin që do të dalë më 18 nëntor, Bejonse ka vendosur të bëjë një duet me këngëtarin Xhastin Timbërleik. Lajmi u bë i ditur nga MTV, por ende nuk është e qartë nëse dueti do të jetë pjesë e albumit apo në këngën e parë që pritet të dalë së shpejti. Kënga “If i ëere a boy” do të bëhet publike më 7 nëntor dhe nuk na mbetet veçse të presim. Dy këngëtarët kanë marrë pjesë në provat gjenerale fundjavën e kaluar në “Fashion Rocks”, një ngjarje që zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e shtëpive më prestigjoze të modës. Timbërleik prej disa vitesh është konsideruar mbret i popit dhe një duet me të duket i parezistueshëm. Madona i besoi për “4 minutes”, kënga që prezantoi denjësisht albumin “Hard Candy” dhe grupi Duran Duran kanë bashkëpunuar më herët me Xhastinin. Ish-këngëtarja e grupit Destiny’s Child, fituese e 5 çmimeve Grammy Awards në vitin 2004 falë albumit “Dangerously in love”. Në muajt e fundit e fundit ajo i është përkushtuar seriozisht familjes, pas martesës në 4 prill të vitit të kaluar me të fejuarin Jay-Z. Bejonse mendon të vijë suksesshëm para publikut dhe për këtë beson edhe në talentin e Timbërleik.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›