E Diel, 1 Nëntor 2026

Adonis Filipi në Festivalin e Teatrove të Vendeve të Lindjes

Shqipëria, Rumania, Bullgaria e Serbia do të jenë vendet pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Festivalit të Teatrove për Vendet e Lindjes që do të mbahet nga data 3 deri më 8 nëntor në Viterbo të Italisë. Në festivalin që lindi prej dëshirës për t‘u prezantuar edhe me artistë e teatro që vijnë prej vendeve të Lindjes, Shqipëria do të prezantohet nën drejtimin e Adonis Filipit me trupën e teatrit "Bylis" të Fierit dhe trupën e teatrit "Çajupi" të Korçës. Një prej arsyeve për të cilat organizohet festivali është njohja me panoramën kulturore të këtyre vendeve në nivel ndërkombëtar, e mbi të gjitha në nivel evropian. Pas suksesit të edicionit të parë, organizatorët e festivalit e kanë parë të nevojshëm edhe organizimin e edicionit të dytë, në mënyrë që të vazhdohet me këtë bashkëpunim dhe njohjen e këtij shkëmbimi kulturor mes artistëve të trupave teatrore italiane dhe atyre që vijnë nga vendet e Evropës Lindore. Në të njëjtën kohë, festivali synon të përfshijë komunitetet e huaja në Lacio, për të stimuluar një njohje të mëtejshme, një integrim dhe mbi të gjitha favorizimin e dialogut mes kulturave, pavarësisht kombësive të ndryshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›