Graça, pasionantja e Afrikës
Në Afrikën e Jugut e njohin si bashkëshortja e Mandelës, ndërsa për vendin e saj të lindjes, Mozambikun, ku e respektojnë ende si vejushën e Presidentit Samuel Machel, do të jetë gjithmonë Graça, ose ndryshe Mbretëresha pasionante. Teksa e sheh si debaton në një kongres mbi varfërinë, e kupton fare mirë se afrikanojugorët dhe qytetarët e Mozambikut kanë të drejtë: Graça Machel Mandela, 63 vjeçe, gruaja e legjendës Nelson Mandela, është esenca e Afrikës. Që kur u martua dhjetë vjet më parë me Matuba-n (kështu i thërret ajo Mandelës), Graça është bërë edhe regjisorja e fondacionit më të madh afrikan për zhvillimin e komunitetit. "Afrikën e Jugut e dua shumë. E kam si gjakun që më rrjedh në vena", thotë zonja Mandela, dëshmitare e jashtëzakonshme e jetës politike dhe sociale të gjigandit afrikan, që ende sot duket se nuk i ka lënë pas shpine trazirat e së kaluarës.
Ajo që ndërtoi Mandela, nuk është më?
Asnjë mrekulli nuk mund të prishet plotësisht. Dhe për atë që ka bërë Mandela, ka prova të vërteta. Nga viti 1994 e deri më sot ekonomia e një vendi të gjunjëzuar po rritet me shpejtësi, edukimi është falas për të gjithë dhe aparteidi u fitua pa derdhur asnjë pikë gjaku. Pikërisht për këtë arsye Mandelës dhe shokëve të tij heroikë nuk u pëlqen aspak ndarja e dhunshme e "African National Congress", partisë së tyre të lavdishme.
Trashëgimtarit të Mandelës, Presidentit Thabo Mbeki, i përjashtuar nga Kongresi, iu desh t‘ia linte vendin Presidentit të përkohshëm Kgalema Mothlante, që deri në fund të zgjedhjeve të 2009-ës do mbajë vendin e caktuar për zulunë Iacob Zuma...
Është e vërtetë.
Me pak fjalë, është e vërtetë se Zuma do të ndryshojë politikën e vendit?
Afrika e Jugut nuk është një fshat që i përket klanit zulu, por perandoria ekonomike më e lavdishme e Afrikës. Ka një Kushtetutë të fortë dhe sovrane. Qeveria sapo ka aprovuar politikat ekonomike dhe sociale për të ardhmen. Kush i jep përparësi sot shpëtimit të popullit duke "shpërndarë" receta të veçanta, përballë një gjendjeje ekonomike kaq të keqe, do të shndërrohet në një President më të kujdesshëm, që të mos përfundojë me fytyrën përtokë.
Gazetat thonë se Zuma adhurohet nga populli. Duket i thjeshtë, do të shpëtojë vendin nga kriza dhe të mundohet t‘i bëjë njerëzit të pasur. A do të jetë ai Chavezi afrikanojugor?
Shpresojmë që jo, por edhe Zuma është një populist. Për të pasur popullin në favorin e tij, ai ka mbështetur sindikatat dhe ata që udhëhiqnin njerëzit që mund të ishin të rrezikshëm për presidencën e tij. Mes të tjerash, muajt e fundit Afrika e Jugut është zhytur në dëshpërim. Një milion refugjatë kanë ardhur vetëm nga Zimbabve. Kush është i papunë, lufton me ata që punojnë për pak para. E gjithë kjo nuk mund të sjellë veçse trazira, zjarrvënie, masakra, agresione. Asnjë vend nuk do mund t‘i kishte rezistuar një tsunami të tillë. Dalja nga kjo gjendje? Mbajtja e premtimeve nga qeveritë e G8-ës. Pastaj, është e domosdoshme paqja mes Morgan Tsvangirait dhe Robert Mugabe-së në Zimbabve.
Megjithatë, Mbeki nuk arriti ta zgjidhte dot çështjen e Aids, madje e ka konsideruar atë si një sëmundje që mund të kurohet me rrugë natyrale. Rezultati? Virusi po bën namin mes popullsisë...
Gazetarët vazhdojnë ta interpretojnë në mënyrë të çuditshme realitetin. E vërteta është se ka pasur një gabim për vlerësimin e impaktit të kësaj sëmundjeje mbi popullsinë. Edhe ilaçet nuk mjaftuan për të penguar avancimin e shpejtë të sëmundjes.
Më falni që këmbëngul, por Mbeki është akuzuar se ka favorizuar rritjen e borgjezisë së zezë duke sakrifikuar të varfrit...
Shpesh e harrojmë faktin se deri 17 vjet më parë të zinjtë ishin skllevër që askush nuk i përfillte. Mandela dhe Mbeki me të famshmen "black empowerment" kanë ndihmuar ngjitjen e shtresë së mesme me ngjyrë. Kështu, sot, në majë të piramidës janë të rinjtë e pasur me ngjyrë. Por, shumë prej tyre arritën të dilnin nga varfëria edhe pse shtypi e harron të vërtetën.
Sipas një karikature botuar në "Sunday Times" afrikane, Zuma, Presidenti i ardhshëm afrikanojugor, është akuzuar se ka përdhunuar një mike të familjes me sëmundjen e AIDS-it dhe se ka bërë tregti të paligjshme armësh me Francën. A nuk mund t‘i dekurajojë investitorët e huaj një President i tillë?
Zuma ia doli mbanë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe se për të evituar infektimin kishte bërë një dush të mirë. Kundërshtarët akuzuan Mbekin, që preferoi të jepte dorëheqjen, megjithëse ende sot po pret të vërtetojë pafajësinë e tij. Edhe pse nuk u mbështet vulgariteti i asaj karikature, më kujtohet se autori nuk pati asnjë problem. Kjo është demokracia në vendin tonë.
Ka zëra që thonë se shpëtimi i Afrikës mund të vijë vetëm nga gratë. Mund të ndodhë kështu edhe për Afrikën e Jugut?
Dikush përdor stereotipat e vjetër, madje edhe për ne afrikanët. Afrika do të shpëtohet nga të gjithë afrikanët, por sot lidershipi femëror po rritet gjithmonë e më shumë në shkencë, letërsi dhe politikë. Për shembull, shihni Gertrude Monguela, presidenten e Parlamentit afrikan dhe Ruandën, ku përfaqësia e grave në Parlament shkon në 52 për qind.
Mos harroni Hellen Zille, kryetaren e opozitës në Kejptaun, e cila akuzon qeverinë për mungesë elektriciteti dhe infrastrukture, rreziqe të mëdha për zhvillimin e Botërorit të 2010-ës...
Në të vërtetë desha të thosha se Hellen Zille harron që viti 2010 nuk është një sfidë vetëm për qytetin e Kejptaunit, por për gjithë Afrikën e Jugut, ose më mirë për gjithë Afrikën. Nëntë qytete afrikanojugore duhet të jenë gati për të pritur zhvillimin e kampionatit botëror të futbollit.
A është e vërtetë se ka qenë Desmond Tutu ai që ju martoi dhe që dhëndri ju ofroi 60 lopë sipas traditës?
Po, për lopët është e vërtetë. Por unë nuk doja të martohesha. Kisha frikë se fëmijët e mi, përveç babait, do të humbnin edhe nënën. Megjithatë, në fund pranova për hir të dashurisë.
Një dashuri e madhe, edhe pse kanë kaluar vite?
Unë ose dashuroj shumë, ose aspak. Sot, më shumë se kurrë. Mandela është 90 vjeç dhe për këtë arsye e jetojmë çdo ditë si të ishte e fundit që kalonim bashkë.
Bashkëshortja
Kur Nelson i kërkoi të martoheshin, i ofroi 60 lopë. Por ikona femërore e "kontinentit të zi" nuk është aspak tradicionale dhe mbron me forcë Afrikën e saj